LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Land Rover Defender 130 Outbound 2024

Prezantohet Land Rover Defender 130 Outbound 2024

Marka britanike Land Rover e ka zgjeruar gamën e saj të Defender 130 me prezantimin e “Outbound” me një version prej 5 ulëseve.

Duke iu bashkuar modeleve me benzinë dhe me naftë X-Dynamic SE dhe një modeli të ri të nivelit të lartë me motor V8, Defender 130 Outbound ka një çmim prej mbi 83 mijë eurove (138,400 dollarë australian) pa llogaritur kostot shtesë të dërgesave.


Vetura e cila është në dispozicion vetëm me motorin 294kW/550Nm “P400” 3.0-litërsh me gjashtë cilindra me benzinë, Defender 130 Outbound e ka hequr rreshtin e tretë të ulëseve të 130-shit për më shumë hapësirë ruajtëse dhe zgjedh një sërë ndryshimesh të brendshme dhe të jashtme, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Motori 220 kW/650 Nm 3.0-litërsh me naftë me gjashtë cilindra nuk është në dispozicion me modelin Outbound.

Rrotat e zeza me shkëlqim me madhësi prej 20 inçëve dhe një paketë me pamje të jashtme i japin Land Rover Defender Outbound një pamje të errët. Është gjithashtu në dispozicion me pako opsionale me pjesë zëvendësuese.

Brenda ka ulëse të përparme elektrike të cilat mund të rregullohen në 12 mënyra të ndryshme dhe kontroll klimatik me tre zona. Ekziston edhe zgjedhja e lëkurës artificiale “Resist” ose e lëkurës reale “Windsor”.

Pa rreshtin e tretë të ulëseve, Defender Outbound ka një bagazh me një kapacitet prej 668 litrave, një ndryshim ky prej modeleve të tjera Land Rover Defender 130, të cilat kanë një kapacitet prej 588 litrave. Ndërsa, nëse ju e ngarkoni atë në maksimum, Land Rover thotë se kapaciteti arrin deri në 1,329 litra, teksa kapaciteti i zakonshëm tek variantet e tjera të 130-shit kanë një kapacitet prej 1,232 litrave. /Telegrafi/

2024 Land Rover Defender 130 Outbound unveiled

2024 Land Rover Defender 130 Outbound unveiled

2024 Land Rover Defender 130 Outbound unveiled

2024 Land Rover Defender 130 Outbound unveiled

2024 Land Rover Defender 130 Outbound unveiled

2024 Land Rover Defender 130 Outbound unveiled