LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet iPhone 12 5G: Pesë ngjyra, kamera të ndryshme dhe risi të tjera

Prezantohet iPhone 12 5G: Pesë ngjyra, kamera të ndryshme dhe risi të tjera

Kompania amerikane Apple ka prezantuar sot në Kaliforni modelin e ri të iPhone 12.

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, kamerat e këtij telefoni janë përmirësuar dukshëm si për nga cilësia e tyre ashtu edhe nga dizajni.


iPhone 12 i Apple është një nga produktet më të pritura të vitit 2020.

iPhone 12 ka dy kamera dhe përmban skaje të lëmuara, të rrafshëta, dhe është më i hollë, më i vogël dhe më i lehtë se iPhone 11 dhe ka dyfishin e pikselsave, përcjell Telegrafi.

Telefoni inteligjent nga Apple vjen në të zezë, të bardhë, të kuqe, jeshile dhe blu.

iPhone 12: Një CPU me 6 bërthama, më i shpejtë se çdo telefon tjetër i mençur
Lexo po ashtu iPhone 12: Një CPU me 6 bërthama, më i shpejtë se çdo telefon tjetër i mençur

Ai gjithashtu përmban një ekran të azhurnuar XDR dhe një material të ri, më të ashpër në ekran që Apple po e quan “Mburoja Qeramike”. Apple thotë që kjo e bën xhamin e saj më të qëndrueshëm, dhe kishte katër herë performancë më të mirë të rënies.

iPhone 12 i ri sapo u njoftua nga Apple dhe siç e theksuam ai vjen në pesë ngjyra, ku ngjyra e kuqe është markë e Apple (PRODUCT), e cila dhuron të ardhura për të luftuar HIV dhe AIDS.

Telefoni është gjithashtu më i hollë dhe më i vogël se iPhone 11, domethënë adhuruesit e produkteve të Apple që kanë kërkuar telefona më të vegjël më në fund po marrin atë që duan.

Dizajni më i vogël dhe skajet dukshëm të sheshta kujtojnë modelet e mëparshme të iPhone si iPhone 4.

Pikat kryesore të gamës së re të iPhone 12 përfshijnë aftësi të reja të kamerës, një dizajn të ri industrial (si dhe një ndryshim të ri të ngjyrës blu e errët), një procesor të ri më të fuqishëm A14 dhe përfshirjen e 5G.

Telefoni inteligjent bëri një ndryshim, duke sjellë përsëri skajet e sheshta që u panë për herë të fundit në iPhone 5 dhe duke braktisur qoshet e rrumbullakosura të kohëve të fundit të iPhone 11, shkruan Telegrafi.

iPhone 12 5G do të vije me pesë ngjyra, në të zezë, kuqe, të ngardhe, e gjelbër dhe e kaltër e errët.

Versioni i fundit i telefonave inteligjentë nga Apple gjithashtu arrin në një larmi madhësish të ndryshme.

Përfshirja e wireless-it të gjeneratës tjetër është, sigurisht, tipari kryesor këtu. Apple është kompania e parë që ofron 5G në një celular. /Telegrafi/