LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet asistenca personale për personat ne nevoja të veçanta në Maqedoni

Prezantohet asistenca personale për personat ne nevoja të veçanta në Maqedoni
Side profile of a mid adult man talking with a young woman

Shërbime për asistencë personale dhe rehabilitim profesional janë siguruar përmes projektit dyvjeçarë ”Përparimi i shërbimeve për përfshirje sociale”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, në sheshin ”Maqedonia” i prezantuan prodhime konkrete dhe mundësi për personat me nevoja të veçanta, se si mund të përfshihen në shoqëri dhe jetën profesionale, të shfrytëzojnë transportin publik, të punojnë dhe ta vazhdojnë procesin arsimor, si edhe të jetojnë më të pavarur dhe më mirë.


Sipas AIM-së, shfrytëzues i projektit është Ministria për Punë dhe Politika Sociale, kurse zbatohet nga ëYG International LTD. 70 persona me nevoja të veçanta dhe 70 asistentë të tyre u përfshinë në pilotimin e asistencës personale.

Projekti ka qëllim përfundimtar që të bëhet një nga shërbimet për mbrojtje jashtëinstitucionale. Projekti përfshinë edhe forcimin e kapaciteteve të profesionistëve që punojnë me personat me nevoja të veçanta, si edhe promovim të sistemit për rehabilitim profesional./Telegrafi/