Aleksandar Vulin mbajti pozitën e shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë edhe pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e futën në listën e zezë. Dorëheqje Vulin dha tek pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Këtë akt u pretendua që ai ta ketë bërë pasi qëndroi në veriun e Kosovës, ditën kur ndodhi sulmi terrorist.
Këtë çështje e ka ngritur Xhavit Haliti, deputeti shumëvjeçar i Kuvendit të Kosovës.
“Vulin, shefi i shërbimeve të fshehta, ishte në Veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha që Vulini ishte, por diplomacia funksionon diplomacia funksionon pak ma ndryshe se që ne mendojmë, por ai u detyrua që të japë dorëheqje në Serbi”, deklaroi Xhavit Haliti.
“Ndërkombëtarët e dinë që zoti Vulin ka qenë në Kosovë në atë periudhë. Tani cilën ditë, cilën orë unë nuk e di. Nuk kam informata. U e di që ka qenë dhe kanë informata institucioney ndërkombëtare qind për qind”, shtoi Haliti.
Për këtë arsye, sipas Halitit, institucionet kosovare janë duke e vonuar raportin preliminar që do të zbardhë shumëçka të asaj që ndodhi më 24 shtator.
Institucionet e Sigurisë e të Drejtësisë në Kosovë nuk kanë dashur të flasin gjatë ditës për këtë çështje.
Prokuroria Speciale nuk i është përgjigjur gjatë ditës së televizionit në lidhje me raportin preliminar, të cilin janë duke përgatitur bashkë me institucionet e tjera për sulmi terrorist në Bajnskë të Zveçanit.
Ndër institucionet që nuk kthyen përgjigje është edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Më njëzet vjetor, ministri Xhelal Sveçla deklaroi se raporti do të dalë gjatë ditëve të ardhshme.
Nëse vërtetohet prezenca e Vullinit në Kosovë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, thotë se gjërat do të duhej të ndryshonin.
“Rrethanat do të do duhej të ndryshonin, për arsye se është një agresion i hapur ndaj një shteti, pavarësisht se Serbia nuk e ka njohtë. Se sa do t’i ndryshonte rrethanat ky fakt varet edhe nga një faktor tjetër: varet nga potenca që ka Kosova në marrëdhënie ndërkombëtare e që fatkeqësisht janë shumë për të dëshiruar për arsye se politika jonë e jashtme është e mekur që disa vite”.
Në disa raste, institucionet e Kosovës kanë prezantuar fakte për përfshirjen e shtetit të Serbisë në këtë sulm.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha bashkë me ministrin Xhelal Sveçla në tetor prezantuan videomateriale.
Ku shihen anëtarë të grupit terrorist të udhëhequr nga Millan Radoviçiç duke u përgatitur në bazat e ushtrisë së Serbisë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit