LAJMI I FUNDIT:

Pretendentët për titull zbresin sot në fushë, Ballkani, Llapi dhe Drita luajnë si mysafirë 

Pretendentët për titull zbresin sot në fushë, Ballkani, Llapi dhe Drita luajnë si mysafirë 

Xhiro e 31-të në elitën e futbollit kosovar do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Në fakt ditën e sotme në fushë do të zbresin tre pretendentët për titull të kampionit, Ballkani, Drita dhe Llapi që të tre këto skuadra do të luajnë si mysafirë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të ketë udhëtim të vështirë në Gjilan, pasi përballen me Gjilanin që po kërkon pikët e mbijetesës.


Suharekasit kërkojnë vetëm tre pikët për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë, derisa tre pikët kërkojnë edhe gjilanasit pas fitores së Feronikelit ’74 në mënyrë që t’i ikin pozitës së barazhit.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në kryeqytet, ku takohen rivalët rajonal Prishtina dhe Llapi.

Kryeqytetasit kanë paralajmëruar se kanë mungesa të mëdha për këtë ndeshje pasi shkuan në finale dhe janë të qetë në tabelë, ndërsa Llapi kërkon tre pikët për të vazhduar garën për titull.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, me Dukagjinin që pret Dritën.

Klinasit nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit duke marrë një fitore e katër barazime dhe kërkojnë pikët e radhës për të qenë më të qetë në tabelë.

Në anën tjetër për humbje në kampionat nuk di as Drita në shtatë ndeshje dhe kërkon tre pikët për të vazhduar garën për titull.

Të tre sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori