Komuna e Prishtinës ditë më parë ka paralajmëruar se kiosqet në Prishtinë do të marrin pamje të re. Sipas njoftimit do të jenë në tri madhësi të ndryshme dhe të vendosura në 36 lokacione të ndryshme të Kryeqytetit.
Shpallja është e hapur deri më 16 korrik. Mirëpo duket se ka pasur ankesa lidhur me këtë njoftim duke u cilësuar kriteret e larta nga komuna për kiosqe.
Andaj kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka reaguar lidhur me këtë.
Prestreshi ka thënë se pas marrjes së informacionit se Komuna e Prishtinës ka vendosur specifikacione anti-konkurruese për kioskat e kryeqytetit, AKK-ja do të marrë masa.
“Të dashur qytetarë, sapo u informova nga departamenti i hetimeve ne kuadër të AKK-së së është pranuar një ankesë nga disa persona kundër Komunës së Prishtinës, me pretendime që komuna paska vendosur specifikacione anti-konkurruese për kioskat e kryeqytetit. Kam caktuar grupin punues për këtë rast dhe sipas dispozitave të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, AKK do të veprojë”, ka shkruar në Facebook ai./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur