LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Jordanisë

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jo rezident i Jordanisë

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri jo rezident i Jordanisë në Prishtinë, Hazem Issam El-Khatib Al-Tamimi.

Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Ajo theksoi rëndësinë e përkrahjes së Jordanisë për Kosovën në forume ndërkombëtare dhe vazhdimin e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.


Osmani po ashtu theksoi nevojën për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në siguri, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Gjatë takimit u diskutua edhe për vizitën zyrtare të presidentes Osmani në Jordani, me ftesë të Mbretit Abdullah II, me qëllim që të thellohen më tej raportet e mira ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Kalo në kategori