Malësorja e Deçanit, një personalitet i rrallë, ishte në mesin e të ftuarve nga presidentja Vjosa Osmani në Darkën e Lamës, një ngjarje që simbolizon begatinë dhe që çdo vit mbledh figura të rëndësishme të vendit, si dhe personalitete të shumta që kontribuojnë për Kosovën.

Një moment shumë i veçantë gjatë kësaj mbrëmjeje ishte befasia që presidentja Osmani i bëri Malësorës së Deçanit, e cila kishte ditëlindjen.


Befasia ishte një urim i veçantë përmes tingujve të mandolinës.

@florimkrasniqi743 Tu rrit nera Presidetntja jon per ket supriz zoti te bekoft❤️🇦🇱❤️
♬ Originalton - Malsorja e Deqanit i743


E surprizuar nga ky moment, Malësorja e Deçanit mori fjalën për të falënderuar presidenten për këtë dhuratë të veçantë dhe i dedikoi një këngë që i kushtohet ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Me zërin e saj, ajo emocionoi të gjithë të pranishmit në atë mbrëmje të bukur.


Në një moment, ajo i dhuroi presidentes Osmani një përqafim dhe theksoi se ishte kënaqësi e madhe të ishte pjesë e kësaj darke.

Presidentja e Kosovës, në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar për simbolikën e kësaj ngjarjeje të veçantë.

Foto: Vjosa Osmani dhe Malësorja e Deçanit / Instagram


“Nga toka fillon gjithçka: jeta, bereqeti dhe begatia. Bashkë me miq, aleatë, përfaqësues të jetës institucionale e shoqërore, në Darkën e Lamës shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për secilin prej atyre që e mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë.


“Kjo Darkë e Lamës, e cila është nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është kujtesë e lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen, me traditën që na mëson të jemi mirënjohës”.

Darka e Lamës simbolizon përfundimin e vjeljeve dhe punën e palodhshme të bujqve tanë. Në përmbyllje të punëve të stinës, shtrohet një darkë festive ku shërbehen ushqime tradicionale, për të kremtuar frytet e mundit të tyre.