Presidenti i Ukrainës thotë se një fëmijë vdiq nga dehidratimi në Mariupol - qytetin që nuk ka ujë, energji e as ngrohje

548:"TOPSHOT - Ukrainian President Volodymyr Zelensky gestures as he speaks during a press conference in Kyiv on March 3, 2022. - Ukraine President Volodymyr Zelensky called on the West on March 3, 2022, to increase military aid to Ukraine, saying Russia would advance on the rest of Europe otherwise. "If you do not have the power to close the skies, then give me planes!" Zelensky said at a press conference. "If we are no more then, God forbid, Latvia, Lithuania, Estonia will be next," he said, adding: "Believe me." (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP) 3:"AFP
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të martën se një fëmijë kishte vdekur nga dehidratimi në qytetin e rrethuar të Ukrainës, Mariupol, i cili prej ditësh nuk kishte ujë, energji apo ngrohje.
“Në vitin 2022, nga dehidratimi”, tha Zelenskiy në një adresim përmes videos, duke e krahasuar krizën humanitare të lidhur me bombardimet ruse të qyteteve ukrainase me atë të krijuar nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, vë në pah France24, vdekja e fëmijës nuk mund të konfirmohej menjëherë në mënyrë të pavarur.
Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë një "operacion special ushtarak" për të çarmatosur fqinjin e saj dhe për të arrestuar liderët që i quan "neo-nazistë". Ajo mohon të ketë shënjestruar civilët. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































