LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: “Goja është për të ngrënë” (Video)

Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: “Goja është për të ngrënë” (Video)

Presidenti i Ugandës ka deklaruar se dëshiron që qytetarëve të vendit të tij t’ua ndalojë praktikën e seksit oral, pasi që beson se “goja është për të ngrënë”.

Yoweri Museveni ka fajësuar të “huajt” që janë duke u munduar të bindin qytetarët e Ugandës ta praktikojnë seksin oral, dhe për këtë arsye ua ka “tërhequr” vërejtjen publikisht banorëve, transmeton Telegrafi.


“Më lejoni ta shfrytëzoj rastin që t’i paralajmëroj qytetarët tanë publikisht për praktikat e gabuara që janë duke i promovuar disa të huaj. Një prej tyre është seksi oral. Goja është për të ngrënë, jo për seks. Ne e dimë adresën e seksit, e dimë ku është seksi”, ka deklaruar Museveni.

Por, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar të debatojnë lidhur me vendimin e presidentit të Ugandës, duke pyetur se si do të zbatohet një ndalesë e tillë. /Telegrafi/