LAJMI I FUNDIT:

Presidenti u premton mbështetje fituesve të medaljeve në Lojërat Olimpike Speciale

Presidenti u premton mbështetje fituesve të medaljeve në Lojërat Olimpike Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur atletët Kushtrim Veseli dhe Medina Surdulli, të cilët fituan tri medalje në ‘Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore 2017’, të mbajtura në Schladming të Austrisë. Presidenti është shprehur shumë krenar me fitoren e tyre.

“Kam qenë i bindur në fitoren tuaj. Ne jemi shumë krenarë me ju, sepse fitoret tuaja nderojnë edhe shtetin e Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.


Nga ‘Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore 2017’, dy atletët tanë u kthyen në Kosovë me tri medalje, një medalje të artë dhe dy medalje të argjendta.

Atleti i Olimpiadës Speciale të Kosovës, Kushtrim Veseli, fitoi dy medalje në dy kategori. Në kategorinë e skijimit “Alpine Novice Giant Slalom”, ai fitoi vendin e parë dhe u dekorua me Medaljen e Artë, kurse në kategorinë “Alpine Novice Slalom”, fitoi vendin e dytë dhe u dekorua me Medaljen e Argjendtë.

Ndërkaq, atletja Medina Surdulli fitoi vendin e dytë në kategorinë “Alpine Novice Giant Slalom” dhe u dekorua me Medaljen e Argjendtë.

Presidenti Thaçi u premtoi mbështetje për pjesëmarrje edhe në olimpiada të tjera dhe i inkurajoi që të punojnë dhe të përgatiten për sukseset e radhës.

Në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore morën pjesë atletë nga rreth 150 shtete të botës. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori