LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi: Ata që vranë Ivanoviqin duan ta dëmtojnë Kosovën

Presidenti Thaçi: Ata që vranë Ivanoviqin duan ta dëmtojnë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ata që e kanë menduar e planifikuar vrasjen e Oliver Ivanoviq kanë dashur të dëmtojnë Kosovën.

Ai në intervistë për Deutsche Wellen ka theksuar se shpreson të zgjidhet sa më parë rasti dhe të gjinden kryerësit e vrasjes.


“Është moment dhe ngjarje tragjike, mesazhi më i keq i mundshëm që kemi pasur të dëshmojmë e përjetojmë. Institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekjen maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet. Më së paku kjo gjë i është dashur Kosovës tani”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se ata që e kanë kryer këtë vepër e kanë menduar dhe mendojnë të dëmtojnë Kosovën dhe imazhin e saj si dhe për të paraqitur Kosovën si një vend jostabil.

“Vet Ivanoviq kishte thënë se më shumë ka probleme me serbët se me kosovarët. Ai thoshte se ndjehet i kërcënuar nga serbët”, ka shtuar Thaçi.

Presidenti u pyet edhe për nismën e disa deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai thotë se në këtë proces ka qenë pasiv e jo interferues.

“Raporti i Dick Martyt ka qenë i hapur dhe gjithë njerëzit kanë qenë dhe janë në proces të tillë, tash e 20 vite kjo është çështja më e vogël preokupuese, e ne kemi kohë më të mençur sesa të shpenzojmë kohë për të menduar për Specialen. Ky është çmimi më i vogël që mund të paguaj secili që ka luftuar. Partneritetin me perëndimin e kanë krijuar njerëzit që kanë luftuar e jo ata që s’kanë besuar në pavarësi”, ka thënë Thaçi.

Ai ka folur edhe për deklaratat e ambasadorit Delawie, duke thënë se me të ka raporte të mira dhe takohet pothuajse çdo ditë.

“Qeveria është e ndarë dhe unë nuk do të votojë për punën e ndonjë grupi parlamentar. Unë kategorikisht refuzoj sjelljen brutale të çdokujt kundër grupeve parlamentare apo deputetëve individualisht, sepse ata janë zgjedhur nga populli. Kosova ka obligime ndërkombëtare dhe do t’i respektojë ato. Përderisa kjo Gjykatë të jetë në vend, njerëzit duhet të sillen me përgjegjësi, dhe mos të shkaktojnë situata të jashtëzakonshme në situata normale. Askush nuk mund të kundërshtojë opinionin personal të asnjë deputeti, grupi parlamentar, apo partie politike, por një gjë është e sigurt, Kosova drejtohet nga njerëz që janë zgjedhur nga populli”, ka theksuar presidenti i Kosovës.

Duke folur për Demarkacionin, Thaçi ka theksuar se është papjekuri politike që nuk po gjendet zgjidhja për tejkalimin e problematikës së demarkacionit, që është humbje kohe në dëm të Kosovës.

“Kam kërkuar vazhdimisht nga liderët që të gjejnë zgjidhje, e përsëris pa demarkacion nuk ka liberalizim vizash. Ne të gjithë lidershipi politikanët, biznesmenët e njerëzit e mediave kemi pasaporta të Shqipërisë, kurse në Kosovë po ua cenojnë lëvizjen e lirë qytetarëve”, ka shtuar Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori