LAJMI I FUNDIT:

Presidenti slloven: Brukseli të shohë zgjerimin e Ballkanit në një mënyrë sui generis

Presidenti slloven: Brukseli të shohë zgjerimin e Ballkanit në një mënyrë sui generis

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp pas përfundimit të samitit të Brdo Brijonit, Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor theksoi se pas zgjedhjeve evropiane, është koha që Brukseli të shohë zgjerimin e Ballkanit në një mënyrë sui generis.

“Dua të shpreh qëndrimet e mia se pas zgjedhjeve evropiane dhe Komisionit të ri, është koha për Brukselin që të shohë procesin e  zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor në një mënyrë sui generis. Komisioni do i drejtojë negociatat me qeveritë e vendeve të ndryshme, por në të njëjtën kohë KE, PE duhet të ketë para syve panoramën e përgjithshme të rajonit dhe të ftojnë të gjithë ata në proces, pasi do të varen nga njëri-tjetri dhe në këtë rast ekziston një mundësi që problemet do zgjidhen në një mënyrë më të mirë sesa janë zgjidhur”.

Sipas presidentit slloven pas zgjedhjeve evropiane procesi i zgjerimit nuk do të jetë në nivelin e lartë të rendit të ditës së KE, por varet nga ne sesi do t’i zgjidhim çështjet.


“Jam mjaft i habitur nga atmosfera pozitive në seancë sot. Nuk po them që zgjidhëm problemet, por trajtuam çështjet në mënyrë të hapur dhe debatuar ato në mënyrë miqësore. Është e rëndësishme të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve evropiane procesi i zgjerimit nuk do jetë në nivelin e lartë të rendit të ditës të Komisionit, dhe varet nga ne ti zgjidhim këto çështje që ky rajon do jetë më tërheqës për pjesën tjetër të BE”.

Pahor konfirmoi gjithashtu se takimi tjetër do jetë në Lubjanë, ku mes të ftuarve do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm i kombeve të Bashkuar. /abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme

"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: ​Do të qëndrojmë në opozitë

Politikë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori