Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, është dhëndri i kolonelit të ndjerë shqiptar Hysen Ymerit, i cili ishte komandanti i komandantëve më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çekaj e shumë burra me peshë historike kombëtare, ishin për një kohë nën urdhrat e vjehrrit të presidentit Begaj. Kjo ishte në vitin 1991, kur në Shqipëri, po bëheshin gati për luftën e ardhshme çlirimtare, në kampet stërvitore të Ushtrisë shqiptare.
Hysen Ymeri, tashmë vjehrri i ndjerë i presidentit Begaj, për së afërmi ka pasur rastin jo vetëm t’i shohë heronjtë e Kosovës, por edhe t’ua japë atyre përsosmërinë luftarake.
E bija e Ymerit quhet Armanda. Zonja e Parë e shtetit shqiptar, sipas medias tiranase, punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit, si inxhiniere e teknologjisë. Çifti Begaj kanë edhe dy djem.
“Baca Cen”, siç e thërrisnin çlirimtarët kosovarë Hysen Ymerin, kishte vizituar pas luftës Kosovën dhe vend-betejat më të rëndësishme të UÇK-së.
Ka pak fotografi të vitit 1991, ku Hysen Ymeri ka me luftëtarët e ardhshëm të UÇK-së. Në mesin e tyre është një e shkrepur në Krujë, ku shihen ndër të tjerë Hysen Ymeri, Zahir Pajaziti dhe luftëtarë të tjerë të ardhshëm.
Komandanti Ymeri kishte lindur në Shkozet të Durrësit në vitin 1946. Përveç si ligjërues, kontributi i njihet edhe edukimin në inteligjencën ushtarake shqiptare.
Gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ia besoi kolonel Hysen Ymerit detyrën e krijimit dhe komandimit e Forcave Speciale, të quajtura në atë kohë “Delta Force” në Shqipëri, sipas modelit dhe përvojës amerikane.
Pak para se të vdiste, Ymeri botoi edhe librin me kujtime të titulluar “Stërvitëm dhe Adem Jashari”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës