Presidenti i Shqipërisë thërret mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thirrur për ditën e nesërme (13 qershor) mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në fokus të së cilës është siguria kibernetike.
Shqipëria gjatë verës së kaluar u sulmua nga hakera iranian, për rrjedhojë disa faqe qeveritare u bllokuan për disa javë, e nisur nga kjo, në mbledhjen e nesërme pritet të bëhet një analizë e gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet vendi ynë në këtë drejtim.
Të gjitha institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra nga në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë: Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla; Kryeministri Edi Rama, Zv/Kryeministrja dhe Ministrja i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka; Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja; Ministri i Brendshëm, Blediar Çuçi; Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj; Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip Naço; Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben Kingji; Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. /Telegrafi/




















































