LAJMI I FUNDIT:

Presidenti serb: Më vjen keq që sot nuk kam mundur të jem me serbët në Kosovë

Presidenti serb: Më vjen keq që sot nuk kam mundur të jem me serbët në Kosovë

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka festuar me bashkëpunëtorët Krishtlindjet, duke thënë se i vjen keq që në këtë ditë nuk ka mundur të jetë me serbët në Kosovë.

Ai ka pranuar para gazetarëve, se do të kishte dëshirë që këtë ditë ta kalojë me serbët në Shtërpcë.


Ai ka theksuar se udhëheqja e Serbisë, është e angazhuar që të gjithë qytetarët në Kosovë të jetojnë më mirë dhe më të sigurt. /Telegrafi/

Nikoliq gjithashtu ka komentuar faktin se si autoritet e Kosovës i kanë ndaluar atij hyrjen në Kosovë.

“Dashuria e tyre ndaj pavarësisë e ka humbur arsyen dhe lidhjen me atë se çfarë është e mundur dhe çfarë jo. Grinden me ne duke e ditur se pavarësia nuk është e mundur. Mirësjelljen tonë e paraqesin si dobësi. Por Serbia nuk është e dobët dhe këtë, veçanërisht duhet ta dijë administrata në Prishtinë”, ka shtuar Nikoliq. /Telegrafi/