LAJMI I FUNDIT:

Presidenti serb në Shtrpcë për Krishtlindjet ortodokse

Presidenti serb në Shtrpcë për Krishtlindjet ortodokse

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka paralajmëruar se të premten, një ditë para Krishtlindjes ortodokse, do të qëndrojë në Kosovë.

Nikoliq, sipas paralajmërimeve, do të qëndrojë në Shtërpcë, ku do të marrë pjesë në kremtimin e Krishtlindjes, ka bërë të ditur departamenti për marrëdhënie me publikun i Presidentit të Republikës së Serbisë.


Presidenti i Serbisë për herë të fundit ishte në Kosovë në Gazimestan për Vidovdan në vitin 2014. /Telegrafi/