LAJMI I FUNDIT:

Presidenti nesër ia dërgon kërkesën zyrtare Qeverisë për mbështetje popullit amerikan

Presidenti nesër ia dërgon kërkesën zyrtare Qeverisë për mbështetje popullit amerikan

Presidenti, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të ndajë 100 mijë dollarë ndihmë për familjet amerikane që u goditën nga përmbytjet në Houston.

Thaçi ka thënë se shqiptarët janë solidarë dhe se nuk harrojnë ndihmë që populli amerikan e ka bërë për Kosovën.


“Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë”, ka shkruar Thaçi në Facebook ndër të tjera.

Kjo kërkesë e presidentit Thaci nuk është pritur mirë nga kryeministri Mustafa.

Mustafa përmes një shkrimi në llofgarinë e tij, në këtë rrjet sociale ka thënë se e ka vlerësuar të nevojshme që të ndahen 100 mijë dollarë, por ka thënë se presidenti për këto çështje nuk duhet të komunikojë me Qeverinë përmes shkrimeve në rrjetet sociale, por me akte zyrtare.

“Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielen, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj. IM”, ka shkruar Mustafa.

E pas kësaj polemike, zeri.info ka kontaktuar me zyrën për informim të presidencës, të cilët përmes një deklarate, kanë konfirmuar se presidenti zyrtarisht do ta dërgoj kërkesën nesër në Qeverinë e Kosovës.

Qe Zyra per Informim e Presidences konfirmon se te henen, presidenca edhe zyrtarisht do t’i dergoj qeverise se kosoves kerkese per mbeshtetje prej 100 mijë dollarësh për familjet amerikane që u goditën nga përmbytjet në Houston”, thuhet në përgjigjen e presidencës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori