LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta pritet nga kongresmeni Engel: Vëmendje për Kosovën!

Presidenti Meta pritet nga kongresmeni Engel: Vëmendje për Kosovën!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është pritur në Shtetet e Bashkuara nga kongresmeni amerikan Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme e njëkohësisht një nga emrat që ka kontribuar më shumë në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Kreu i shtetit shqiptar, pasi e ka falënderuar Engelin për rolin e tij të pazëvendësueshëm, ka kërkuar prej tij të ndikojë për një vëmendje më të madhe të administratës amerikane, jo vetëm në raportet dypalëshe, por në veçanti në sfidat euroatlantike të rajonit.

“Një vëmendje e veçantë duhet të përfshijë Kosovën, që ndodhet në një moment të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë, që do të jetë e qëndrueshme, afatgjatë dhe do të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon”, mësohet të jetë shprehur presidenti Meta.

Duke e falënderuar për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momente historike për kombin, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovë, por edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Meta shprehu besimin se angazhimi i Engelit do të vijojë.

Kongresmeni Eliot Engel, nga ana e tij, ka siguruar presidentin shqiptar për angazhimin e tij për forcimin e arritjeve deri më sot në rajon, falë përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për paqen dhe lirinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori