LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta dekoron Nuhi Berishën, martirin e lirisë së Kosovës

Presidenti Meta dekoron Nuhi Berishën, martirin e lirisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nderoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” martirin e lirisë së Kosovës, Nuhi Berisha, pas vdekjes.

Pas vlerësimit të mëhershëm për Rexhep Malën, Meta tha se ka privilegjin e veçantë të vlerësoj bashkëluftëtarin e jetës dhe të idealit të tij, si dhe frymëzuesin e brezave të rinj për atdhedashuri dhe sakrifice sublime për lirinë e Kosovës, Nuhi Berishën.


Dekorata u tërhoq nga familjarët e Berishës në një ceremoni të veçantë në presidencë.

“Me mirënjohje për rezistencën e pandërprerë dhe heroike ndaj dhunimit të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës nga shteti shovinist në ish-Jugosllavi, duke dhënë edhe jetën e tij në moshë të re në fushën e betejës”, thuhet në motivacionin që shoqëron dekoratën.

“Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, janë dy emra të shquar të historisë më të re të Kosovës. Ata i lidhi dhe i bëri të pandashëm ideali i tyre i përbashkët”, ka thënë Presidenti.

“Ata zhvilluan veprimtarinë e tyre kombëtare dhe patriotike deri në ditët kur ekspeditat e mëdha policore serbe i rrethuan në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ku banonin të dy së bashku. U përbetuan të mos bien në duar e policisë serbe dhe bënë luftë më 11 dhe 12 janar 1984”, ka shtuar Meta.

“Luftuan dhe ranë heroikisht me pushkën në dorë, për të mbetur përjetësisht në gurët e themelit të Kosovës së lirë edhe të pavarur. Ata luftuan për Atdheun që të gëzoi lirinë, sepse historia i kishte mësuar që popujt që nuk luftojnë zhduken, kurse ata me asnjë çmim nuk donin jo vetëm që populli ynë të zhduket, ata ishin të bindur në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që e gëzojnë gjeneratat e sotme. Prandaj, ata mbeten të pavdekshëm”, tha në fjalën e tij Meta.

Presidenti shtoi gjithashtu se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha “kanë frymëzuar brezat me ndjenjat e atdhedashurisë dhe të sakrificës më sublime për komb e atdhe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori