Presidenti i La Ligas, Tebas: Preferoj që Neymari të mos kthehet te Barcelona

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se do të preferonte që Neymari mos të rikthehej te Barcelona, duke vënë në pikëpyetje sjelljet e tij dhe spekulimet për një transferim të mundshëm.
Braziliani po lidhet me një rikthim në Camp Nou gjatë këtij afati kalimtar, pas dy vitesh largimi për një shumë rekorde rreth 222 milionë euro te Paris Saint-Germaini.
I pari i skuadrës franceze, Nasser Al-Khelaifi, kishte bërë me dije në qershor se ata nuk kanë nevojë për lojtarë që “kanë sjellje të papranueshme”, e që iu referua brazilianit.

Tebas e vuri në dilemë sjelljen e Neymarit, derisa tha se ai nuk dëshiron që Barcelona ta transferojë 27-vjeçarin.
“Unë preferoj që Neymari mos të rikthehet te Barcelona. Të gjithë duam që të sjellim lojtarë të mrekullueshëm, por në rastin e Neymarit, sjelljet e tij nuk janë të mira për garën, pasi në lajme thuhet se ai e ka bërë këtë apo atë”.
“Ne kemi punuar shumë në La Liga dhe nuk duam ta ndryshojmë imazhin tonë në transferimet e lojtarëve”, ka thënë Tebas në një intervistë për Onda Cero.
Neymar u transferua në vitin 2013 te skuadra katalunase, ku qëndroi deri në vitin 2017, duke formuar një treshe fantastike të sulmit së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

I zbuluar nga Jose Mourinho, tre top klubet evropiane pas talentit të Fenerbahces

Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë

Barcelona po përgatitet ta bëj Raphinhan ndër lojtarët më të paguar në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja