LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i klubit anglez zbulon prapaskenat: E kishim në dorë transferimin e Davies, por nuk i siguruam dot leje pune

Presidenti i klubit anglez zbulon prapaskenat: E kishim në dorë transferimin e Davies, por nuk i siguruam dot leje pune
Alphonso Davies. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Alphonso Davies është njëri nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë.

Ylli i ri kanadez ka shkëlqyer me Bayern Munichun, teksa këtë edicion ka fituar edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Bayerni e bleu atë dy vite më parë nga skuadra kanadeze Vancouver për një shumë prej 10 milionë euro.


Por karriera e Davies ka mundur të jetë krejtësisht ndryshe, pasi ai ka mundur të përfundojë në Angli te Crystal Palace.

Këtë e ka zbuluar presidenti i klubit londinez, Steve Parish që e kanë pasur në duar transferimin e kanadezit.

“Kur Davies ishte 15-16 vjeç motra ime më rekomandoi ta shikoja. Ne fluturuam në Kanada për ta ndjekur atë”.

“Ne donim të nënshkruanim me lojtarin, por nuk mundëm ti siguronim një leje pune në Angli”, ka deklaruar Parish.

Gjithsesi numri një i skuadrës londineze është i lumtur me sukseset e arritura nga mbrojtësi i majtë.

Alphonso Davies. (Photo by Robert Michael/Pool va Getty Images)

“Kjo është e vërtetë pasi unë kam ende emailet që kam shkëmbyer me të dhe agjentët e tij. Më vjen keq që nuk arritëm ta transferonim, por jam i lumtur për suksesin e Davies”, ka përfunduar Parish.

19-vjeçari iu bashkua bavarezëve në janar të vitit 2019, ndërsa që nga ajo kohë është bërë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori