Edhe pse sot vazhdoi me sulme, presidenti iranian u kërkoi falje fqinjëve për bombardimet
Presidenti i Iranit thotë se kërkesa e Trumpit për dorëzim të pakushtëzuar “është një ëndërr”.
Presidenti i Iranit ka thënë se një kërkesë e bërë nga SHBA-ja për dorëzim të pakushtëzuar është “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”.
Masoud Pezeshkian bëri këtë deklaratë në një fjalim të regjistruar paraprakisht që u transmetua nga televizioni shtetëror.
Siç raportuam më parë, në një postim në Truth Social, Donald Trump tha se “nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT TË PAKUSHTEZUAR!”
Pezeshkian gjithashtu u kërkoi falje fqinjëve për sulmet ndaj tyre, duke sugjeruar se ato ishin shkaktuar nga keqkomunikimi brenda radhëve.
“Duhet t’u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani, në emrin tim”, theksoi presidenti. “Që tani e tutje, ato nuk duhet të sulmojnë vendet fqinje ose të qëllojnë me raketa drejt tyre, përveç nëse sulmohemi nga ato vende. Mendoj se duhet ta zgjidhim këtë përmes diplomacisë”, pohoi ai.
Pezeshkian ka shtuar se këshilli udhëheqës i vendit kishte qenë në kontakt me forcat e armatosura lidhur me sulmet.
Deklarata e tij u transmetua pas sulmeve të përsëritura të shtunën në mëngjes ndaj Bahrejnit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. /Telegrafi/




























