Një incident i pazakontë shënoi një ceremoni në Tainan, Tajvan, kur gjatë një vizite në tempull, presidenti William Lai Ching-te u bë “cak” i një të vjelle nga presidenti i një tempulli.

Lin Pei-huo, kreu i tempullit, u ndje keq dhe reagimi i tij i parë ishte – një vjellje mbi presidentin!


Momentet e xhiruara nga kamera treguan fytyrën e Pei-huo të zbehtë dhe gjithë të pranishmit të tronditur.

Presidenti, me profesion mjek, nuk humbi kohë dhe u afrua menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.

Më vonë u zbulua se Lin Pei-huo mund të ishte prekur nga norovirusi, i cili kishte goditur edhe familjen e tij.

Ai kërkoi falje dhe mirëkuptim nga të gjithë, ndërsa festimet vazhduan. /Telegrafi/