LAJMI I FUNDIT:

Macron i shkruan Hotit: Shpresoj se dialogu mund të fillojë gjatë samitit të ardhshëm në Paris

Macron i shkruan Hotit: Shpresoj se dialogu mund të fillojë gjatë samitit të ardhshëm në Paris

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë sot një telegram urimi nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili e ka uruar atë me rastin e marrjes së detyrës në krye të ekzekutivit të vendit.

“Në emrin tim dhe në emër të popullit francez, ju dërgoj përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për sukses në ushtrimin e përgjegjësive tuaja të reja si Kryeministër i Republikës së Kosovës”, thuhet në telegramin e urimit.


“Franca, e cila ishte vendi i dytë që njohu Kosovën si një shtet i pavarur një ditë pasi ajo shpalli pavarësinë dymbëdhjetë vjet më parë, ka qëndruar në anën e saj që nga ajo kohë. Unë do të doja t’ju shpreh gjithë solidaritetin tim dhe atë të popullit francez me popullatën kosovare, e sprovuar po ashtu nga pandemia COVID-19. Duke mobilizuar më shumë se 3 miliardë euro për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të përballuar këtë krizë të paparë, Bashkimi Evropian ka treguar përkushtimin e tij të plotë për rajonin tuaj”, thuhet më tej në telegram, përcjell Telegrafi.

“Qeveria juaj e merr detyrën në një moment kyç për Kosovën. I takon asaj të ndërmarrë reforma thelbësore: konsolidimin e shtetit të së drejtës, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Franca do t’ju mbështesë në këto reforma në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përafrimit evropian të venit tuaj”.

“Ju takon po ashtu juve të përballeni me një sfidë tjetër thelbësore për Kosovën duke rifilluar dialogun me Serbinë dhe duke rikërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese”.

“Prej më shumë se një viti, Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, i cili do të mund të fillohej gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Unë besoj në pjesëmarrje tuaj në këtë samit dhe në gatishmërinë tuaj për të marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut, ndërkohë që Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve”.

“Sapo të rifillojë dialogu, i takon ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian të mbështesë përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje. Roli i BE-së duhet të mbetet qendror, sepse kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë evropiane dhe sepse sikurse Kosova edhe Serbia kanë synim integrimin në Bashkimin tonë. Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell dhe përfaqësuesi i ri special Miroslav Lajçak, gëzojnë besimin tim të plotë për të udhëhequr këtë ndërmjetësim”.

“Duke shpresuar që t’ju takoj së shpejti dhe duke ripërtërirë urimet e mia më të mira për suksese në përgjegjësitë tuaja të reja, ju lutemi të pranoni zoti Kryeministër sigurinë e vlerësimit tim shumë të lartë”, thuhet në telegram. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori