LAJMI I FUNDIT:

Presidenti finlandez, Niinisto: Putini duhet të shikohet në pasqyrë

Presidenti finlandez, Niinisto: Putini duhet të shikohet në pasqyrë

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto u pyet nëse anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të provokonte Rusinë.

Ai kujtoi në konferencën për shtyp se kjo “nuk është hera e parë që po diskutojmë për NATO-n”.


“Në fund të vitit të kaluar ata [Rusia] deklaruan se Finlanda dhe Suedia nuk mund të anëtarësohen në NATO – ata kërkuan që NATO të mos marrë anëtarë të rinj”, thotë ai.

Britania e Madhe nënshkruan zotimin e mbrojtjes me Finlandën
Lexo po ashtu Britania e Madhe nënshkruan zotimin e mbrojtjes me Finlandën

Presidenti finlandez tha se kjo ndryshoi pamjen pasi Rusia deklaronte se Finlanda dhe Suedia nuk po e bënin me “vullnetin e tyre” dhe pushtimi rus më 24 shkurt gjithashtu ndryshoi realitetin.

“Ata janë gati të sulmojnë vendin e tyre fqinj, kështu që… përgjigja ime do të ishte se “ti e shkaktove këtë – shiko pasqyrën”,” thotë ai.

Ndryshe, Finlanda ka nënshkruar sot traktatin e mbrojtjes me Britaninë e Madhe. /Telegrafi/