LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës: Lichtsteiner veproi drejt, ai u solidarizua me Xhakën e Shaqirin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës: Lichtsteiner veproi drejt, ai u solidarizua me Xhakën e Shaqirin

Vazhdon të jetë aktive në Zvicër tema për shqiponjën e bërë nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Dy futbollistët tanë falë golave të shënuar gjunjëzuan serbët duke i dhënë tri pikët Zvicrës 2-1.

Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë, ndërsa me ta u solidarizua edhe kapiteni i ekipit kombëtar të Zvicrës, Stephan Lichtsteiner.


FIFA ka hapur procedurë disiplinore për Granitin e Xherdanin, por tani së fundmi edhe për kapitenin Stephan Lichtsteiner që bëri gjithashtu shqiponjën me duar.

Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta
Lexo po ashtu Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta

E për gjestin e kapitenit ka folur edhe numri një i futbollit zviceran, Peter Gillieron.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, ka thënë se kapiteni i tyre ka vepruar drejtë që u solidarizua me futbollistët shqiptarë.

“Lichtsteiner veproi shumë mirë. Ai dha një shenjë të rëndësishme edhe pse në mënyrë spontane”.

“Kapiteni ynë veproi absolutisht drejt që u solidarizua me Xhakën dhe Shaqirin”, deklaroi Gillieron.

Festimet e Xhakës dhe Shaqirit (Foto: Getty Images)

Krejt në fund presidenti i SFV ka thënë se beson fuqishëm në trajnerin dhe lojtarët e ekipit kombëtar të Zvicrës.

Zvicrës i duhet vetëm një pikë në ndeshjen e fundit në Grupin E për të kaluar në mesin e 16 Kombëtareve më të mira në Botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori