Katër nga shtatë të burgosurit, që fali presidenti Hashim Thaçi janë në burg për vrasje apo vrasje në tentativë.
Një gruaje dhe tre burrave u është falur pjesa e mbetur e dënimit ndërsa tre të tjerëve u janë falur disa vite nga dënimet e tyre.
Të dënuarit kanë qenë nëpër burgjet si Lipjan, Smrekonicë, Gjilan, Prizren dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Në një dokument të siguruar nga KALLXO.com, shihet se të falurit kryesisht janë të dënuar për vrasje, vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe rrezikim të trafikut publik.
Lirije Gërguri është falur nga presidenti.
Gërguri është dënuar me katër muaj burg për veprën: shkelje e urdhrit mbrojtës dhe lëndim i lehtë trupor.
Presidenti i ka falur asaj pjesën e mbetur të dënimit pra 28 ditë pasi dënimi i saj i rregullt ka qenë deri më 20 mars të këtij viti.
Haxhi Jahaj është një tjetër i falur nga ana e presidentit. Jahaj është i dënuar për rrezikim të trafikut publik.
Për këtë vepër Jahaj është dënuar me 1 vit e tre muaj burgim. Atij i është falur pjesa e mbetur e dënimit e cila me rregull do të përfundonte në shtator të këtij viti. Jahaj do të lirohet nga burgu më 7 qershor të këtij viti.
Fadil Binaku, i faluri tjetër nga presidenti, është duke mbajtur burg për rrezikim të trafikut publik. Ai është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burg. Atij i janë falur tre muaj ndërsa do të lirohet më 26 shkurt.
Siç mësohet, Ridvan Syla, një tjetër i falur, është i dënuar me dy vjet e 3 muaj burg për vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe mbajtje në kontroll dhe posedim i armëve.
Presidenti atij i ka falur tre muaj ndërsa lirimi i tij do të bëhet në janar të vitit të ardhshëm.
Isa Mazreku është i dënuar me 14 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Presidenti Thaçi i ka falur Mazrekut katër vjet. Mazreku do të lirohet më 14 tetor të vitit 2021.
Valbona Zogaj, një tjetër e falur, është e dënuar me burg për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Ajo është dënuar me 18 vjet burg.
Presidenti asaj i ka falur vetëm 2 vjet burg. Lirimi i Zogajt do të bëhet me 7 shkurt të vitit 2024.
Hamit Hyseni, i faluri i fundit i presidentit, është dënuar për vrasje. Ai po qëndron në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Dënimi i Hysenit është paraparë të jetë rreth 16 vjet.
Atij i janë falur 3 vjet burgim ndërsa do të lirohet më 27 gusht të vitit 2023.
Ministria e Drejtësisë është kompetente për zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, i cili është publikuar gjatë ditës së djeshme. Presidenti i shqyrton vetëm kërkesat për falje që kanë ardhur nga të burgosurit.
Ministrisë së Drejtësisë i kërkohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës që të njoftojë personat e dënuar që kanë bërë kërkesë për falje, duke u bazuar në këtë dekret.
Presidenti i vendit sipas Kushtetutës e ka në kompetencë faljen e të dënuarve në raste të veçanta.
Zakonisht falja bëhet në ditët e shënuara siç është 17 Shkurti- Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Të drejtë të falen sipas Kodit Penal të Kosovës nuk kanë ata që ndonjëherë kanë përfituar nga falja presidenciale dhe personat të cilëve nuk u janë bërë të plotfuqishme dënimet.
Falja e të burgosurve nisi në vitin 2009 nga ish-Presidenti Sejdiu në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ish-Presidentja Atifete Jahjaga nuk fali asnjë të burgosur në vitet 2015 dhe 2016. Faljen e fundit të të burgosurve ajo e bëri në vitin 2014. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë