LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Brazilit i pakënaqur me ushqimin gjatë takimeve me evropianët: Porcionet janë të vogla, më pëlqen sasia

Presidenti i Brazilit i pakënaqur me ushqimin gjatë takimeve me evropianët: Porcionet janë të vogla, më pëlqen sasia

Presidenti i Brazilit nuk është i lumtur përsëri dhe këtë herë është me ushqimet e “pallateve evropiane”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Luiz Inácio Lula da Silva të martën kritikoi cilësinë dhe sasinë e porcioneve që iu servuan në vizitat e fundit në dy nga kryeqytetet globale të kuzhinës në botë: Paris dhe Romë.

“Kam drekuar me (Emmanuel) Macron dhe me Presidentin (Sergio) Matarella. Dy vakte pallati, të cilat nuk janë aq të mira”, citohet të ketë thënë presidenti brazilian.


Lideri 77-vjeçar i krahut të majtë tha se nuk e shijon ushqimin në darkat zyrtare shtetërore, sepse “çdo gjë është e vogël dhe e kufizuar”, sipas gazetës braziliane O Globo.

“Nuk ka një tabaka të madhe për të zgjedhur dhe për të marrë atë që dëshironi. Është kaq pak që ha”, tha Lula.

“Sinqerisht nuk mund të mësohem me këtë. Kam nevojë për sasi. Mund të jetë grykësi nga ana ime, por më pëlqen sasia”.

Presidenti brazilian u tha dëgjuesve të tij se i mungojnë recetat tradicionale braziliane si “rabada ose galinhada” kur udhëton jashtë vendit.

“Jashtë Brazilit nuk i gjen shumë shpesh këto gjëra… Dhe ndonjëherë ne as nuk e dimë se çfarë është”, tha ai.

Lula do të vizitojë së shpejti Brukselin, për një samit të niveleve të larta midis BE-së dhe vendeve të Amerikës së Jugut dhe Karaibeve, ku do të diskutohet marrëveshja tregtare Mercosur – dhe pritet të shihet nëse në këtë rast, evropianët do të kenë parasysh vërejtjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori