Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i është bashkuar zërave të Hansi Flick, Pedri, Inigo Martinez dhe Ronald Araujo duke fajësuar gjyqtarin për humbjen e tyre kundër Interit. 

Ishin disa episode në ndeshje që Szymon Marciniak u përballë me to dhe si për ironi të fatit, të gjitha ishin në favor të Interit.   


“Ne luftuam për të arritur në finale, por nuk ishte e mundur. Arsyeja për këtë është kryesisht për shkak të vendimeve të gjyqtarëve që na dëmtuan”.  

“Kjo duhet të na bëjë më të fortë. Duhet të na bëjë më të fortë që të kemi mentalitetin për të fituar ligën”. 

"Ne kemi një ekip për të tashmen dhe të ardhmen, dhe jam i bindur se nëse vazhdojmë të punojmë, ëndrrat do të bëhen realitet, dhe sezonin e ardhshëm do të kthehemi në Ligën e Kampionëve dhe do të garojmë për ta fituar atë", ka thënë Laporta në Barca TV. 

Barcelona po fajëson gjyqtarin që nuk dha disa faulle në favorin e tyre dhe gjithashtu për penalltinë që nuk u dha në rastin e Lamine Yamal. /Telegrafi/  

telegrafi sport app