Presidenti aktual i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka siguruar një mandat të dytë gjashtëvjeçar në detyrë.

Reklama

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai mori më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e së dielës, duke shmangur balotazhin e raundit të dytë, sipas një parashikimi.

Projeksioni i sondazhit SORA vendosi Van der Bellen, një ish-udhëheqës 78-vjeçar i të Gjelbërve, me 54.6% me një diferencë gabimi prej 2.1 pikë përqindjeje.

Rezultati zyrtar përfundimtar nuk pritet deri të hënën.

Rivali i tij më i afërt ishte kandidati i Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë, Walter Rosenkranz, i cili mori 18.9% të votave.

Reklama

Presidenti liberal pro-evropian u përball me gjashtë sfidues të tjerë – të gjithë burra – por vetëm Partia populiste e Lirisë paraqiti një kandidat kundër tij.

Reklama

Ai premtoi t’i sigurojë kombit ‘stabilitet’ dhe ‘qartësi’.

Këto ishin zgjedhjet e para kombëtare të Austrisë që nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe lufta e Ukrainës tronditi ekonominë e saj.

Fushata e ish-liderit të Gjelbër e pozicionoi atë si “zgjedhja e sigurt në kohë të stuhishme” gjatë fushatës së tij. /Telegrafi/