LAJMI I FUNDIT:

Presidenca: Gjyqtarët dhe prokurorët serbë u penguan nga Qeveria e Serbisë

Presidenca: Gjyqtarët dhe prokurorët serbë u penguan nga Qeveria e Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me përfaqësuesit e shteteve anëtare të QUINT-it dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, për të shprehur  pakënaqësinë e Kosovës, për mos dekretimin e kandidatëve serbë për gjyqtarë dhe prokurorë. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin Zyra e Presidentit.

Sipas Zyrës së Presidentit, në takim me përfaqësuesit e vendeve të  QUINT-it presidenti Thaçi ka thënë se kjo është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e Bashkimit Evropian.


“Në këtë takim, presidenti Thaçi ka theksuar se pengimi i kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që të vinë për dekretim tek Presidenti, është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.

Veprimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të komunitetit serb, ka ardhur si pasojë e pengimit nga ana e qeverisë së Serbisë.

Presidenca tha se kjo është kundër integrimit të komunitetit serb në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.

“Ky është vetëm një hap tjetër, në kuadër të fushatës së Beogradit që ka ndërmarrë kundër qytetarëve tanë. Përfshirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, ka rol të madh në jetën e komuniteteve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi. Prandaj, kjo duhet të ndodh”, ka thënë Presidenca.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të funksionojë bazuar në parimet kushtetuese të gjithë-përfshirjes.

“Ne kemi marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Prandaj, institucionet e Kosovës janë gati që kjo marrëveshje të jetësohet çdo kohë. Pavarësisht këtij dështimi të qëllimshëm të orkestruar nga Serbia, Republika e Kosovës do të vazhdojë të funksionojë, bazuar në parimet kushtetuese të gjithë-përfshirjes. Ftojmë edhe një herë palët e Marrëveshjes për Drejtësi që të kryejnë obligimet e tyre. Republika e Kosovës ka përmbushur obligimet e saj në çdo aspekt”, thuhet në deklaratën nga Presidenca.

Ndërkaq, edhe Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb nga veriu në gjyqësorin e Kosovës të shtyhet.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se Prishtina i ka përmbushur të gjitha obligimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes gjyqësore.

“Është shumë e rëndësishme se integrimi i stafit të ndodhë, sepse kjo do të kontribuojë për sundimin e ligjit në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës”, tha ajo në një konferencë shtypi në Bruksel, duke shtuar se është e domosdoshme që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo po ashtu ka pranuar se zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu në Bruksel mbetet një sfidë dhe për këtë po punohet me të dyja palët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori