Premtojnë në kohë fushate, “harrojnë” pas zgjedhjeve (Video)

Jo vetëm deputetët, të cilëve Vlora Tafolli u ka dalë përpara në kërkim të ndihmës për vajzën, por edhe pothuajse të gjithë kandidatët për kryetar të Suharekës i kanë premtuar ndihmë, raporton KTV.
Por, pas zgjedhjeve asnjëri prej tyre nuk i është lajmëruar më dhe vajza e tyre, Floriana, që vuan nga tumori në stomak, tani është në spital në Tiranë për t’iu nënshtruar operacionit për herë të tretë.
Ajo thotë se nuk ka lënë vend pa kërkuar ndihmë, ndërsa për operacionin e parë që i kushtoi 3 mijë euro paratë ia siguroi një këngëtare nga Suhareka. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































