LAJMI I FUNDIT:

Premtimet e kandidatëve për Komunën e Zhelinës

Premtimet e kandidatëve për Komunën e Zhelinës

Zgjedhjet lokale në Maqedoni duhet të mbahen më 15 tetor 2017. ‘Ethet politike’ sapo janë shtuar te kandidatët që do të garojnë në zgjedhje, pasi sot (25 shtator) ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Agjendat e kandidatëve janë të ngjeshura me takime me qytetarët, ashtu siç këto zgjedhje që pritet të jenë të rëndësishme për Maqedoninë. Telegrafi Maqedoni do t’iu jep hapësirë të gjithë kandidatëve që garojnë se kush do të bëhet i pari i Komunës, me të vetmin qëllim që qytetarët të kenë një pasqyrë më të qartë se çfarë në realitet përfaqësojnë dhe ofrojnë për komunën përkatëse.

Kësaj rradhe prononcohen kandidatët e Komunës së Zhelinës, edhe atë, kandidati dhe njëherit kryetari aktual nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Fatmir Izairi, Reshat Alii nga Aleanca për shqiptarët (ApSH), Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa dhe Sali Ajdini nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Ata përgjigjen për Telegrafin në pyetjen se cilët janë pikat kryesore që e dallojnë programin politik të kandidatit nga garuesi tjetër!


Fatmir Izairi nga BDI preferon që krahasimet dhe vlerësimet t’i lihen qytetarit dhe ekspertëve të fushës. Sipas tij programi është i bazuar në nevojat reale të banorëve të komunës së Zhelinës dhe njëkohësisht i projektuar në bazë të mundësive reale të buxhetit dhe dotacioneve të ndryshme me destinacion konkret.

”Është e lehtë të premtohen mega projekte, të prezantohen vizatime të bukura në lidhje me ato projekte por, kjo më shumë do të ngjasonte me një listë dëshirash sesa me program serioz katërvjeçar. Në mandatet e kaluara nën udhëheqjen tonë janë realizuar projekte me vlerë mbi 13 milionë euro, duke patur parasysh nivelin e decantralizimit, është shifër për tu respektuar. Aq më tepër kur llogaritë thonë se ne jemi në top dy komunat rurale me investime për kokë banori.

Mandatin e ardhshëm programi parasheh vazhdimin e disa projekteve që tani më kanë filluar me realizim, si p.sh ujësjellësi që përfshinë 13 vendbanime në vlerë mbi 8 milion euro.

Projektet e reja kryesisht janë të fokusuara në zhvillimin e zonës ekonomike e cila funksionon dhe deri tani ka rezultate të shkëlqyeshme si, në përmirësimin e kushteve në arsim ku parashihen dy shkolla të reja dhe gjashtë rikonstruime shkollash, në përmirësimin e infrastrukturës ku mes tjerash ia vlen të përmendet kanalizimi për shtatë vendbanime të Dervendit.

Gjithashtu kemi paraparë projekte për ruajtjen e ambientit jetësor, përkujdesjes sociale dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore që mund të jenë publike apo private, por gjithmonë duke patur parasysh që këto shërbime të jenë në harxhim të Fondit për Shëndetësi. Për këto projekte janë paraparë 1.4 milion euro. Vlerësoj se ky është një program shumë real dhe i arritshëm për tu realizuar, aq më tepër kur dihet se ekipi i deritanishëm ka dëshmuar se dijnë dhe munden, por edhe eksperienca e fituar gjatë këtyre viteve më bën të jem shumë optimist se do të kemi sukses edhe më të madh në mandatin e ardhshëm”, potencon Izairi.

Kandidati Sali Ajdini nga PDSH thotë se transparenca dhe investimet në çdo sferë do të jenë prioritet nëse i jepet verdikti nga qytetarët dhe se çdo projekt do të realizohet nga buxheti i Komunës, ndryshe nga siç është bërë tani.

”Transparenca nё realizimin e platformёs tonё do tё jetë garancё pёr forcimin e besimit te qytetarët. Komuna si organ i vetëqeverisjes lokale do tё jetë shërbim i qytetarёve, e jo qytetari tё jetë në shërbim të komunёs. Tё gjitha informacionet me karakter publik, pёrfshirë kёtu vendimet e Kёshillit komunal, Kryetarit tё komunёs, miratimin e buxheteve, do tё jenë publike nё faqen zyrtare tё komunёs.

Investimet nё infrastrukturë, gjegjёsisht riparimi dhe mirёmbajtja e infrastrukturёs, asfaltimi dhe mirёmbajtja e rrjetit tё rrugëve-lokale, ndёrtimi i rrjeteve tё ujёsjellësit, kanalizimeve dhe rrjetet atmosferike nёpёr vendbanimet qё mungojnë. Në dallim prej asaj sesi janë bёrё invesetimet deri tani, ku nё çdo investim kanë kontribuar edhe qytetarёt personalisht, si pёr shembull pёr kanalizimin i cili ёshtё bёrё pjesërisht nga Komuna siç ёshtë fshati Trebosh, Pallaticë, Zhelinë, Strimnicë, Uzurmisht (nga 300 euro pёr kanalizimin dhe 300 euro pёr ujёsjellёsin). Në qoftë se unë bëhem kryetar, kёto investime do tё bёhen krejtësisht prej buxhetit tё Komunёs. Do tё angazhohem tё efektuohen çdo vit pjesa buxhetore nga tё gjitha programet e miratuara pёr infrastrukturë, si kompetencë e Qeverisё, siç janё fondet nga Ministria për transport dhe lidhje, Ministria për mjedisin jetësor, Ministria për pushtet lokal, Agjencioni për rrugë shtetërore, Qendra rajonale e Pollogut, mjetet financiare nga kreditë e mara nga Qeveria të dedikuara për infrastrukturë. Do tё angazhojmë ekpsert profesional pёr hartimin dhe pёrpilimin e projekteve konkrete, me ç’rast do tё mundohemi tё shfrytёzojmë nё nivel tё mjaftueshëm fondet qeveritare, IPA FONDET nga Unioni Evropian dhe mundёsitë tjera pёr rritjen e kapaciteteve buxhetore.

Transparenca nё punё, investim serioz nё infrastrukturë pa kontributet e qytetarëve si dhe projektet konkrete nё sfera tё ndryshme tё jetёs shoqёrore si, nё arsim, shёndetёsi, infrastrukturë, kulturë, sport, bujqёsi, blegtori, zhvillimi ekonomik, rruajtja dhe përrkujdesja pёr mjedisin jetёsor, janё pikat kryesore nё tё cilat bazohet programi jonë politik nё kёto zgjedhje lokale”, deklarohet Ajdini.

Përçev investimeve në infrastrukturë dhe arsim, theks të veçantë i kushtohet edhe ndërtimit të një çerdheje për fëmijë në nivel lokal. Një ndër virtytet që e dallon kandidatin e ApSH-së nga kandidatë tjerë mbi të cilat, sipas kandidatit Reshat Ali, është konsistetnca dhe transparenca në politikbërje.

Infrarstruktura

Gjykuar në aspektin kritik, të flasim për këtë ç’ështje, edhe pas 21 vite pushtet lokal, është me të vërtetë për keqardhje, ngase për mendimin tim ne sot duhet të diskutjmë për mirëmbajtjen dhe avancimin e nevojave infrastrukturore. Zhelina si komunë i takon pjesës së komunave rurale ku në vete ngërthen 18 fshatra dhe fatkeqësisht problemet infrastrukturore janë akoma evidente. Kemi shumë vendbanime të cilat akoma kanë mungesë të nevojave elementare, si për shembull rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe shumë të tjera. Për të qenë transparent dhe korekt në Komunen e Zhelinës, pjesërisht ka pasur disa investime për përmirësimin e infrastrukturës, megjithatë investimet e realizuara nuk korrespodojnë me të hyrat dhe planifikimet nga buxheti komunal dhe mundësisë për të bërë optimalen. Si rrjedhojë e gjithë asaj që theksuam, unë si kryetar i ardhshëm kuptohet nëse me jepet mandati, zotohem se për 4 vitet e ardhshme do vë në funksion të gjitha kapacitetet për të zgjidhur problemet e kësaj natyre.

Arsim, kulturë dhe sport

Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme i ç’do shoqërie dhe ç’do sistemi. Përmes arsimit shoqëritë dhe kombet u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dijen, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes së cilave shkon përpara shoqëria. Para se të flas për planin konkret rreth arsimit, nuk mund të mos e përmend një fenomen brengosës që në çdo fillim të vitit shkollor, zvogëlohet numri i nxënësve, si pasojë e emigrimit. Megjithatë kjo nuk do të na demotivoj që ne mos të japim më të mirën për përmirsimin dhe zhvillimin e cilësisë së arsimit. Gjatë mandatit tim do të angazhohem për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në nivel komunal, do të inspektohen të gjitha objektet shkollore dhe më pas të intervenohet për të përmirsuar apo ndërtuar kushtet për një arsimim dinjitoz. Gjithashtu do të kontribojmë në depolitizimin e institucioneve arsimore që si fenomen e kemi shumë prezent dhe e njëjta e degradon cilësinë e arsimit. Në kulturë do të inicojmë të gjithë shoqëritë kulturore-artisitike të ringjallen, duke ndarë buxhet çdo vit për të njëjtat dhe njëkohësisht do të ndërtojmë një qendër (objekt) ku do të zhvillohen aktivitetet kulturore. Edhe në sport do ta bëjmë të njëjtën me klubet futbollistike që kanë funksionuar dhe fatkeqësisht kanë pushuar aktivitetet nga neglizhenca e pushteteve lokale të deritanishme.

Ekonomi dhe Ekologji

Në sferën e ekonomisë nuk kemi pasur zhvillim të theksuar edhe pse ka patur përpjekje, por kanë rezultuar të pasuksesshme. Ne do të angazhohemi për evitimin e praktikave diskriminuese ndaj zhvillimit ekonomik lokal dhe do të angazhohemi për një dinamikë të re ekonomike. Duke marrë parasysh kompetencat dhe mundësitë që na lejon pushteti lokal, do ta bëjmë të pamundurën që të ndihmojmë dhe të zhvillojmë sektorin privat, konkretisht ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, me qëllim për të rritur vende të reja të punës. Prioritet gjatë mandatit katër vjeçar, do të jetë edhe angazhimi serioz në thithjen e investimeve të jashtme duke promovuar kushtet që ne do të ua ofrojmë. Si komunë rurale, theks të veçantë duhet t’i kushtojmë edhe zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë. Do të angazhohemi që bujqit dhe blegtorët të shfrytëzojnë subvencionet për kulturat që I kultivojnë dhe bagëtitë e tyre. Atyre do t’u mundësohet aplikimi në lokalet e komunës tonë, duke u ofruar ndihmën administrative, si dhe angazhimin e ekspertëve të ministrisë përkatëse për këshillimin e tyre. Një çështje tjetër shumë e rëndësishme është fakti se ne si shtet, në bazë të statistikave të rajonit, qëndrojmë shumë dobët në shfrytëzimin e IPA fondeve dhe pikërisht për këtë do të hartojmë një plan të veçantë për trajnimin e sektorit kompetent në kuadër të komunës, që maksimalisht të shfrytëzohet ndihma e këtyre fondeve dhe shumë resurseve tjera.

Duke marrë parasysh se Bashkimi Evropian, një ndër prioritet më të theksuara ka pikërisht çështjen ekologjike, me automatizëm edhe ne si komunë obligohemi që të kemi kujdes të veçantë për përmirësimin e ekologjisë dhe kujdesin e ambientit, e cila gjatë gjithë këtyre viteve dukshëm shihet se është lënë shumë pas dore, të mos themi se gati tërësisht është anashkaluar. Një ndër problemet kryesore që na paraqitet është edhe mungesa e një qendre për deponimin dhe reciklimin e mbeturinave dhe si pasojë ne ballafaqohemi me paraqitjen e shumë deponive të egra, gati në çdo vendbanim. Gjithashtu kemi edhe mungesë të hapësirave gjelbëruese, deri në atë nivel sa që edhe ato pak hapësira që ishin, u shkatërruan. Një problem tjetër shumë i rëndësishëm është edhe shtrati i lumit Vardar i cili kalon në fshatrat Strimnicë dhe Zhelinë, për të cilin urgjentisht duhet të intervenohet, ngase në çdo moment mund të ballafaqohemi me ndonjë vërshim të papritur me pasoja të mëdha. Kur jemi te kjo pikë, dua të theksojë edhe nevojën e ndërtimit të parqeve dhe qendrave rekreative që për momentin i mungojnë Komunës tonë”, shton Alii.

”Ne i posedojmë të gjitha parakushtet dhe jemi gati të bëjmë një komunë shembullore në Maqedoni”, kështu është shprehur kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu, që pretendon të jetë i pari i komunës, duke vlerësuar se sfera kryesore që do të fokusohen më së shumti, është arsimi. Sipas tij, çdo popull i civilizuar i ka fillet në arsimin cilësor dhe ka një sërë projektesh në këtë aspekt, duke mos anashkaluar edhe investimet në fushat tjera.

Arsimi

Arsimin e kemi radhitur si një ndër çështjet prioritare që do t’i kushtojm shumë rëndësi. Urgjentisht do t’i heqim duart e politikës nga arimi shkollat e komunës së Zhelinës. Çdo projekt vizionar për të ardhmen tonë si komb i zhvilluar dhe civilizuar, fillet i ka në arsim. Për arsimin kemi shumë projekte investuese.

Vizion për projektet zhvillimiore

Për të pasur një komunë të zhvilluar, është e nevojshme të jemi të aftë në fushën teknike, financiare, hulumtuese etj, pasi këto karakteristika janë bazike për zbatimin e potencialit zhvillimor. Ne ju sigurojmë se që tani, kemi nënshkruar marrëveshje me institutin e specializuar Sloven “Arti Future” të cilët janë të specializuar për përgatitjen e programeve zhvillimore IPA dhe EACEA dhe UNDP.

Transaprenca

Të gjitha projektet, miratimin e buxhetit, të hyrat dhe të dalurat dhe të gjitha transakcionet dhe raportet financiare në mënyrë detale do të jenë publike për çdo qytetarë. Për këtë, do të botojmë edhe revistë mujore me të gjitha aktivitetet tona dhe koston e tyre. Çdo qytetarë duhet të dijë ku shkojnë të hollat e tyre”, ka theksuar për Telegrafi Maqedoni, Sejdiu, duke shtuar se besimi te qytetarët domosdoshmërisht duhet të kthehet, pasi premtimet e parealizuara nga kryetarët e deritanishëm, ka rezultuar me dëshpërim për banorët e kësaj komune. /Emir Hamzai /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori