LAJMI I FUNDIT:

Premtime të ndryshme nga partitë gjatë fushatës parazgjedhore

Premtime të ndryshme nga partitë gjatë fushatës parazgjedhore

Partitë politike dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 15 korrikut, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Ata premtojnë drejtësi për të gjithë, administratë sipas standardeve evropiane, siguri, prosperitet, luftë kundër korrupsionit dhe krimit, reformim i gjyqësorit, jetë më të mirë për të rinjtë, reforma në arsim. Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura takimet e partive gjatë ditës së djeshme.


Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, e cila e udhëheq koalicionin “Mundemi”, pjesë e së cilës është edhe Lëvizja Besa, në tubimin e mbrëmshëm në Çair tha se ka përfunduar koha e gruevizmit dhe nacionalizmit.

“Patriotizmi i rremë ka mbaruar. Ne jetojmë në shekullin XXI, në epokë të globalizimit dhe digjitalizimit. Qytetarët do të mbështesin opsionin serioz që garanton të ardhme evropiane, do të mbështesin politikanët që marrin vendime të guximshme për të mirën e të gjithëve, ndërsa ne kemi treguar se rruga që po ndërmarrim është e duhura dhe do të vazhdojmë ta ndjekim atë – drejtësi, ekonomi, ekologji, sport, unitet, miqësi. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka asnjë alternativë tjetër”, tha mbrëmë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Kryetari i OBRM-PDUKM Hrisitian Mickoski nga Krusheva theksoi se është i bindur për fitoren e partisë së tij, ndërsa e porositi Zoran Zaevin se pas 15 korrikut do të përfundojë me karrierën politike. Mickoski akuzoi pushtetin për tradhti kombëtare, për krim dhe korrupsion.

“Zaev dhe LSDM janë doktor shkence për krimin, plaçkitjen, korrupsionin dhe tradhtinë kombëtare, më 15 korrik qytetarët do t’i dërgojnë këta mashtrues në anën e errët të historisë, ndërsa banorët e Krushevës kanë të drejtën për këtë, sepse këtu ndodhi kryengritja e organizuar dhe mbrojtja e shtetit sovran të pavarur maqedonas që në fillim të shekullit XX”, tha Mickoski.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti mbrëmë nga Dibra kërkoi mbështetje masive nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ta fitojë kryeministrin e parë shqiptarë.

“Po hapim një kapitull që ka përkrahje dhe do të gjej edhe më tej para mijëra njerëzve dhe për këtë jam shumë i sigurt. Ne kemi mbyllur një kapitull shumë delikat për këtë vend në vitin që lamë pas duke e anëtarësuar vendin në NATO. Ndërsa tani po hapet kapitulli i anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian që nuk është sfidë e lehtë pasi neve na pret një punë shumë e vështir që kërkon guxim, mençuri dhe profesionalizëm”, u shpreh në fillim të fjalimit të tij Ahmeti.

PDSH e Menduh Thaçit ishte në Gurgurnicë, ndërsa bashkë me Zemri Asanin – kandidat për deputet vizitoi disa vendbanime të Komunës së Bogovinjës edhe atë: Sellarcë, Pallçisht, Kamjan, Pirok dhe Bogovinjë.

“Me ardhjen e PDSH-së në qeverisje dhe Menduh Thaçin zëvendëskryeministër do të përmirësohet imazhi i vendit me krijimin e një sistemi për informim më të mirë të diasporës dhe ofrim të ndihmave të ndryshme për të investuar në vend”, tha Thaçi.

Kandidatja për deputete nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ilire Dauti, bashkë me kandidatët tjerë nga njësia e gjashtë zgjedhore, kanë realizuar takime me banorët e fshatrave Tenovë, Radiovcë e Miletinë në Komunën e Bërvenicës. Dauti kërkoi mbështetje për programin “Shtet për të Gjithë”, që ofron barazi të plotë mes qytetarëve. Theks të veçantë, Ilire Dauti i kushtoi mungesës së investimeve në zonat shqiptare nga ana e qeverive të kaluara.

“Investimet e shumta janë bërë në zonat ku nuk ka shqiptarë, ndërsa borxhi publik që rritet për çdo ditë, i ngarkon edhe qytetarët shqiptarë, padrejtësisht. 6 miliardë euro është borxhi publik. Edhe fëmijët që lindin këtyre ditëve janë të ngarkuar me borxh publik prej 3 mijë eurosh, pa fajin e tyre. Do të ishte e arsyeshme hyrja në borxh nëse kjo do të bëhej për investime të dobishme për ne. Por ne ngarkohemi padrejtësisht me borxh, për shkak se investimet drejtohen diku tjetër, ndërsa borxhin e mbajmë edhe ne”, u shpreh Ilire Dauti nga Koalicioni ASH – AAA.

Partitë sot vazhdojnë me aktivitete zgjedhore. Bartësit e listave kandiduese do të vizitojnë më shumë komuna dhe do të takohen me qytetarët./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori