LAJMI I FUNDIT:

Premierë e shfaqjes “Devijim”

Premierë e shfaqjes “Devijim”
Ilustrim

Të dielën më 22 dhjetor, në orën 20:00, në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës jepet premiera e shfaqjes, “Devijimi”.

Shfaqja me regji të Butrint Pashës, bazohet në veprën “Ruleti” të shkrimtarit kanadez, Douglas Hill.


Ngarja zhvillohet rreth një çifti në prag të ndarjes, të cilët në një moment të papërshtatshëm psiko-emocional ndërmarrin një udhëtim drejt Las Vegasit. Gjatë këtij udhëtimi, personazhet Met dhe Janin përballen me të kaluarat e panjohura.

Në shfaqje luajnë Zhaneta Xhemajli dhe Blin Sylejmani. Ndërkaq kostumografe është Alma Krasniqi.