Komuna e Podujevës ka njoftuar se të mërkurën, më 10 dhjetor, në ora 18:00, në Teatrin “Avdush Hasani” do të shfaqet premiera e shfaqjes për fëmijë “Lepuri nga Poli i Veriut”.

Shfaqja, e cila sjell një rrëfim magjik për miqësinë, solidaritetin dhe mirëkuptimin, përcjell mesazhin se dallimet nuk janë pengesë, por pasuri që na bën unikë dhe të vlefshëm.


Krijuese e tekstit është Ulpianë Maloku, ndërsa regjinë e mban Armend Zeqiri. Në role paraqiten aktorët Muhamet Zeka, Besart Zeneli, Sindi Çitaku dhe Gani Morina.

Ekipi realizues përfshin edhe Xheraldina Krasniqin si asistente regjie, Adelinë Mziun në kostumografi, Artan Hasanin në skenografi, si dhe Skender Latifin dhe Jeton Berishën në ndriçim. Punëtor skene është Arton Mustafa. Hyrja për publikun është falas. /Telegrafi/