LAJMI I FUNDIT:

Premier Liga: Pesë pyetjet për sezonin e ri

Premier Liga: Pesë pyetjet për sezonin e ri

Të shtunën fillon sezoni i ri në kampionatin më interesant të futbollit në botë dhe sigurisht kur gjërat janë më interesante, ka më shumë pyetje.

Telegrafi u përgjigjet pesë pyetjeve kryesore para një prej sezoneve që pritet të jetë më i nxehtë në historinë e kësaj gare.


1. A është i aftë që David Moyes ta zëvëndësojë Sir Alex Fergusonin?


Ky është sezoni i parë për Ligën Premier që nuk do ta ketë të pranishëm Sir Alex Fergusonin si trajner apo lojtar që nga viti 1956. Edhe pse ai do të ketë ndikimin e madh prapa skenës në Old Trafford, pensionimi i Fergusonit sezonin e kaluar la hapësira bosh te Unitedi dhe Liga Premier, ndërsa kjo mund ta rikonfigurojë ambientin në futbollin anglez.


Zëvëndësimi i tij nuk ka qenë aq i mirë deri tani: David Moyes ka pasur një parasezonë katastrofale me Unitedin dhe një fitore tejet jo-premtuese ndaj Wiganit në Superkupën e Anglisë, teksa edhe puna e tij në tregun e transferimeve ka qenë zhgënjyese. United e humbi Thiagon te Bayerni dhe duket se Djajtë po humbin kohë me Fabregasin. Moyes sigurisht se duhet të dëshmohet ende për të bindur se është në gjendje të zëvëndësojë menaxherin më të mirë që ka njohur bota e futbollit.


2. A do ta ndërrojë Manuel Pellegrini qasjen e Cityt?

Tashmë Mancini është larguar, një njeri i cili ka nxitur konflikte te Manchester City dhe e bëri të paqëndrueshëm ekipin në luftën për titull sezonion e kaluar. City ka bërë të ditur se dëshiron të ndërrimin e qasjes pas largimit të Mancinit, teksa për këtë garantonin edhe drejtorët e rinj Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain.

Me Pellegrinin e sapo emëruar, City ka bërë ndryshime substanciale në ekip. Stevan Jovetic, Alvaro Negredo dhe Jesus Navas kanë forcuar sulmin, teksa Fernandinho e ringjall mesfushën ashtu-kështu prej çeliku. Verën e kaluar City ishte katastrofal në tregun e transferimeve, që kontriboi edhe në dështimin e madh. Nëse Pellegrini mund ta bëjë këtë ekip bashk, duke luajtur futboll koheziv, atëherë klubi më i pasur në Angli do të jetë forcë vendimtare në futbollin anglez.


3. Mourinho, a do të jetë revolucioni i dytë Blu?

Anglia e ka mirëpritur rikthimin e trajnerit më kontravers në botë, Jose Mourinho, njeriu që Abramovich e riktheu te vendi nga i cili e shkarkoi në vitin 2007. Por, kësaj radhe Abramovich rikthen një njeri tjetër: Më të suksesshëm, natyrisht, pasi fitoi tripletën me Interin dhe La Ligan me Realin, por edhe një njeri që ka mësuar nga përvoja e keqe. Sfida me Barcelonën në Spanjë u dëshmua erozive, pasi ai u përplas me disa prej lojtarëve të tij dhe pas rikthimit te Chelsea i ka munguar shkëlqimi i dikurshëm.

Ekipi i para disa viteve i Mourinhos te Chelsea ishte një prej makinerive më të pamëshirshme që ka parë futbolli anglez, duke vënë një rekord të ri të pikëve sezonale, duke pranuar një numër të vogël golash dhe duke dominuar me mesfushën tejet fizike, kundërsulmeve të shpejta si drita dhe me një sulmus të fuqishëm si Drogba.

Chelsea që ka trashëguar Mourinho është shumë më ndryshe: Abramovich ka investuar shumë që të bëjë një ekip më të rrjedhshëm, më teknik, një model sikur Barcelona, me lojtar të shkurtër, të shpejtë në mesfushë dhe konkret në sulm. A mund ta lidhë përsëri Mourinho këtë ekip për vullnetin e tij të hekurt, apo rikthimi i tij te ekipi ku të gjithë e duan do të dëshmohet i gabuar?


4. Sa do të ndryshojnë kampionatin të drejtat televizive?

Shpërndarja e të drejtave televizive në mënyrë të kundërt për nga meritat pritet të dëshmohet një lëvizje e mirë për futbollin anglez. Liga Premier ekipit të fundit i ka shpërndarë më shumë të holla nga të drejtat televizive në përqindje se sa vendit të parë, duke bërë që edhe klubet e vogla të investojnë me miliona funte për lojtarë kualitativ. Kjo shihet si një lëvizje që pritet të zvogëlojë hapësirën e madhe mes klubeve të mëdha dhe të vogla, e që natyrisht pritet të ngrisë edhe konkurrencën në kampionatin elitar.


5. Cili do të jetë ndikimi i Luis Suarez?

Suarez është i suspenduar për gjashtë ndeshjet e para të sezonit pas kafshimit të dorës së Branislav Ivanovic në fund të sezonit të kaluar. Duke mos llogaritur këtë suspendim mjaft të gjatë, ai pritet të luajë rol krucial në vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve (nëse marrim parasysh se tri vendet e para do t’i takojnë Unitedit, Cityt dhe Chelseat).

Nëse Suarez qëndron te Liverpooli dhe e jep më të mirën në fushë, atëherë Brendan Rodgers do të ketë një mundësi të madhe për kualifikim në Ligën e Kampionëve, por nëse ai shkon te Arsenali, atëherë gjasat e klubit nga Londra do të jenë të mëdha edhe për titull, kurse Liverpooli s’do të ketë kurrfarë gjase për asgjë. E nëse Suarez e zëvëndëson Balen te Tottenhami, atëherë Tottenhami pritet të jetë lart. Nuk është e vështirë të thuhet se Suarez do të jetë figura kyçe në luftën për vendin e katërt dhe të ardhurave që sjell vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kush do ta fitojë Ligën Premier? – Bashkangjitu në debatin e hapur, shprehe mendimin tënd…

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori