Premier Liga e milionave: 10 shembuj se si klubet angleze nuk e kanë idenë e vlerës reale të lojtarëve që i blejnë
Liga Premier do të fillojë në fundjavë me klubet angleze që e kanë shfrytëzuar afatin kalimtar veror për tu përforcuar.
Shumë blerje, por edhe shumë shifra të fryra për blerjen e lojtarëve.
Për të pestën verë me radhë klubet angleze kanë kaluar shifrën e 1 miliard eurove për transferime, ndërsa aktualisht është 1.101 miliard euro me Liverpoolin që i prin listës së lartë të shpenzimeve.
Nëse vendos të vlerësosh blerjet, e sheh që shumë blerje janë të qëlluara, por shifra për blerjen e tyre është e ekzagjeruar.
Marca ka zgjedhur 10 blerjet më shifrën më të fryra.
Nuk mungon portieri Alisson Becker që erdhi nga Roma te Liverpool për 75 milionë euro.
Aty janë edhe blerjet e Richarlison dhe Fred që po konsiderohen të ekzagjeruara.
I fundit që ka çmendur spanjollët është kolumbiani Jefferson Lerma i Levnates i cili pritet të prezantohet te Bournemouth për 30 milionë euro./Telegrafi/ Jefferson Lerma (30 milionë euro)







































