Nostalgjia për vendin ku kishte lindur dhe kishte kaluar shtatë vitet e para të jetës e sollën Oriklindën në Shqipëri tre vite më parë.
Kujtimet e pakta të vegjëlisë përpara se të birësohej nga një çift italian në vitin 1991 lidheshin vetëm me figurën e një zonjë të dashur që nuk ishte e ëma por edukatorja e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë.
Deri në ato momente ajo mendonte se ishte e vetme, e braktisur dhe siç i’a kishin cilësuar: jetime. Nga takimi me mësuese Vitoren përpara tre vitesh ajo zbuloi një të vërtetë që as nuk e kishte ëndërruar. Ajo kishte dhe dy motra të tjera dhe nëna e saj mund të jetonte ende diku në Shqipëri. I’u desh një kohë e gjatë mbi tre vite, me hulumtime dhe kërkesa pranë autoriteteve shqiptare që të mësonte vendndodhjen e familjes së saj por nuk arriti të marrë kurrë një përgjigje. Pasi ra në kontakt me redaksinë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” në TV Klan, nuk i’u desh të priste shumë. E ardhur enkas nga Italia për të kërkuar rrënjët e saj në emision, Oriklinda e kishte edhe një motiv domethënës.
“Nuk do doja të bëhesha nënë pa gjetur nënën time biologjike” – u shpreh ajo.
Qershori i 2019-es ndoshta do mbetet përjetësisht në kujtesën e saj sepse për herë të parë pas 35 vitesh njohu dhe përqafoi Thëllëzën, nënën biologjike dhe dy motrat, Klea e Marinela. Ajo nuk e dinte se njëra prej tyre, Klea jetonte prej pesë vitesh në Vicenza, në të njëjtin qytet ku ajo ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Një rastësi e denjë për një skenar filmi pasi si motrat dhe nëna biologjike e kishin kërkuar Oriklindën vazhdimisht që nga viti 1991. Ajo mësoi gjithë të vërtetën sesi kishte ardhur në jetë dhe arsyet që e kishin detyruar të ëmën që ta braktisë. Por asnjë kujtim i largët, sado i trishtë nuk mund ta prishte magjinë e atyre përqafimeve të ngrohta…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore