Programi edukativ “TV Klasa” në RTVM prej sot vazhdon të emitohet më intensivisht. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bashkë me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, UNICEF-in, produksioni “OXO” dhe Radio Televizionin e Maqedonisë do të sigurojë më shumë orë për më shumë gjenerata të nxënësve.
Ligjëratat e arsimtarëve, gjegjësisht orët do të zgjasin nga 15 minuta, thonë nga MASH-i, me qëllim që të përfshihet materiali arsimor për të gjitha lëndët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Vazhdon edhe emetimi i përmbajtjeve për fëmijët e moshës parashkollore.
“TV Klasa” në gjuhën maqedonase mund të ndiqet në RTVM 1 prej orës 9:15 deri në orën 12:10, ndërsa në gjuhën shqipe në RTVM 2 prej orës 12:30 deri në orën 14:30. Nga MASH-i iu bëjnë thirrje nxënësve që të mos e humbasin mësimin përmes “TV Klasa”, duke theksuar se edukimi nuk guxon të ndërpritet sepse dituria është mjeti më i fuqishëm për sukses personal.
Gjithashtu, prej sot edhe të gjitha fakultetet duhet të organizojnë mësim onlajn për studentët për shkak të kushteve të cilat i vendos rreziku nga përhapja e koronavirusit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi pas takimit me përfaqësues të universiteteve shtetërore dhe private javën e kaluar, bëri të ditur se institucionet e arsimit të lartë janë të pajisura në mënyrë teknike dhe elektronike dhe profesorët janë të gatshëm që të kontribuojnë për organizimin e mësimit nga distanca për studentët.
Rrethanë lehtësuese, tha Ademi, është që, për dallim të filloristëve nga klasat më të ulëta, këtu bëhet fjalë për studentë të cilët janë të aftë në përdorimin e pajisjeve nga Teknologjia Informatike dhe mjetet edukative dhe aplikacioneve dhe se disa fakultete mësim onlajn tashmë zbatojnë gjatë rrjedhës së rregullt të vitit studimor.
Rektorët e UCM-së dhe të Amerikan Kolexh, Nikolla Jankullovski dhe Tome Nenovski, si përfaqësues të universiteteve shtetërore dhe të universiteteve private, pas takimit me Ademin theksuan se ka kushte për funksionim të pandërprerë dhe mbajtje, para së gjitha, të mësimit deridiplomik në universitete. Problemet eventuale do të dilnin edhe më tutje për dhënien e provimeve, por shpresojnë se edhe për këtë do të gjendet zgjidhje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit