LAJMI I FUNDIT:

“Prej reciklimit në Art”, si e realizoi artistja Akime Nasufi një ekspozitë të tillë

“Prej reciklimit në Art”, si e realizoi artistja Akime Nasufi një ekspozitë të tillë

“Prej reciklimit në Art” quhet ekspozita e artistes, piktores Akime Nasufi nga qyteti i Strugës por që jeton dhe vepron në Kumanovë ku edhe e realizoi këtë ekspozitë një muaj më parë. Nga mjete recikluese, ajo arriti të sjell në pah një art që rrallëherë mund të shihet, të paktën në vendin tonë. Frymëzimin për këtë krijim siç e thotë ajo e ka marrë nga vetë natyra, ngaqë ajo gjithmonë me gjërat që i has në natyrë tenton të krijojë një art. Në intervistë për Telegrafi Maqedoni, Akimja tregoi se planet e saj ishin që këtë ekspozitë ta zhvendosë dhe promovojë edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.

Kush është Akime për ata që se njohin?

Akime Nasufi Rexhepi e lindur në Strugë, jetoj dhe veproj në qytetin e Kumanovës si prof. e artit figurativ, profesioni im është arti ku përveç punës si profesoresh, kam edhe atelienë time private ku punoj dhe veproj si artiste, nuk i anashkalojë as aktivitetet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, gjithmonë jam aty ku arti më thërret.


Me çfarë merreni aktualisht?

Aktualisht merrem me projektet e mia, ku disa vetëm sa kam filluar ti realizoj, por momentalisht jam në një simpozium ndërkombëtar që realizohet këto ditë në Strugë, ku jam e përfshirë në pjesën e stafit udhëheqës ku kam pasur rolin e kuratores.

Ju keni realizuar një ekspozitë të veçantë me mjete të recikluara, nga lindi kjo ide dhe pse pikërisht një ekspozitë e tillë?

Po ekspozita ime e fundit është realizuar gati para një muaji në qytetin e Kumanovës e titulluar Prej reciklimit në Art. Ideja për këtë ekspozite ka qenë kah moti, shumica e pikturave të mia gjithmonë përmbajnë materiale recikluese ku unë gjithmonë kërkoj të nxjerr dicka më ndryshe, akoma jam një nga ato artistet që kërkoj të zbulojë më shumë nga vetja, nga aftësitë e mia, por meqenë se jam e lidhur shumë ngushtë me natyrën unë gjithmonë kërkoj nga natyra atë frymëzimin për të bërë art nga gjërat që i has rastësisht nëpër natyre ose rrethin ku jetojmë dhe gjithçka që dikujt i duket e pa rëndësishme ndoshta tek unë ka vlerë, dmth atë vlerën artistike që ndoshta vetëm syri i një artisti apo unë e shoh, ku mundohem gjithmonë të arrijë të bëjë të pamundurën që nëpërmjet artit tim të arrijnë edhe të tjerët të shohin atë që unë shoh. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte të mësohemi të kuptojmë rëndësinë dhe vlerat që i ka natyra por edhe të shohim një art më ndryshe nga ato që shohim nëpër trendet botërore, të jemi edhe në një hap me kohën ngaqë syri i shikuesve gjithmonë është i mësuar të shohë vetëm atë artin klasik dhe të mos i kushtojë rëndësi shumë artit modern.

Si shkoi i gjithë procesi dhe si ishte rezultati e komentet e njerëzve?

Nga e gjithë puna që kam bërë unë kam ngelur shumë e kënaqur edhe me vlerësimet dhe komentet e profesorëve të mij qe i vlerësoj shumë për vlerësimet dhe kritikat qe më japin gjithmonë, gjithashtu edhe nga kolegë tjerë artist jam shumë mirënjohëse për vlerësimet, kurajon dhe guximin qe më kanë dhënë motiv që unë të vazhdoj me po të njëjtin ritëm të punës, komente lëvdatash të ndryshme kisha edhe nga miqtë e mi artistë nga e gjithë bota ku me të vërtet jam ndjerë shumë e motivuar dhe e plotësuar me punën time.

Çfarë mund të thoni tjetër për ekspozitën tuaj?

Nuk e di se çfarë mund ti shtojë diçka më tepër ekspozitës time, ngaqë ne artistët nuk jemi nga ato që flasim apo dimë të shkruajmë shumë për veprat tona artistike, gjithmonë janë të tjerët që i bëjnë vlerësimet e veprave apo ekspozitave, detyra e një artisti është të kryej punën nëpërmjet ngjyrave e materialeve të tjera që artistët i fusin nëpër veprat e tyre figurative, e pastaj puna e artistit të flet nëpërmjet vleresimeve të kritikeve dhe artdashësve gjithashtu.

Çfarë planesh keni për të ardhmen?

Plane kamë shumë ,por në pyetje është mundësia, ne artistet nuk jemi aq të pasur qe të mundemi të gjitha planet ti realizojmë, prandaj kërkojmë gjithmonë përkrahje edhe nga të tjerët. Do mundohem që disa nga planet e mia ti realizoj brenda vitit dhe sigurisht që planet e mia janë shëtitja e kësaj ekspozite në qytete dhe vende të ndryshme por pse jo edhe realizime të projekteve të tjera të miat qe i kam në plan ti realizojë gjithashtu nëse më premton koha dhe financat kuptohet.

Një mesazh drejtuar rinisë?

Jam ca e mllefosur me rininë, shumë pak rinia jonë janë të fokusuar me kulturën dhe artin në përgjithësi, nuk e di por ndoshta e kemi fajin edhe ne si prind ose si pedagoge qe gjithmonë kërkojmë prej tyre të fokusohen aty ku ndoshta ka një të ardhme më të mirë, ngaqë këtu tek ne arti nuk është se vlerësohet shumë, prandaj mesazhi im drejtuar rinise do ishte sa më shumë të fokusohen në kulture ngaqë në jetën e përditshmërisë kultura është ajo çka i ngrit vlerat e krijon personalitetin e një individi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës demanton mediat serbe

Policia e Kosovës demanton mediat serbe

Siguri
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori