LAJMI I FUNDIT:

Prej nesër fillon ndalesa për automjete në Vodno, do të ketë transport falas me autobusë

Prej nesër fillon ndalesa për automjete në Vodno, do të ketë transport falas me autobusë

Nga fundjava vendoset ndalesë për lëvizjen e automjeteve motorike në rrugën deri në Vodno të Mesme. Ndalesa do të vlejë në një korsi, nga unaza për në Sopishte deri në Vodno të Mesme dhe nga parkingu te manastiri “Shën Pantelemon” deri në Vodno të Mesme.

“Ndalesa do të vlejë gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën dhe gjatë festave shtetërore. Nuk ka të bëjë për autobusët e NTP Shkup, automjetet e policisë, brigadës së zjarrfikësve, ndihmës së parë mjekësore, automjetet e shtabeve për intervenime urgjente, si dhe për automjetet me leje të veçanta”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.


Me qëllim që t’ju ndihmohet qytetarëve të cilët relaksohen në Vodno, autoritetet e qytetit prej nesër vendosin transport falas për qytetarët e linjës së autobusit numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e Mesme) dhe linja falas provë 25A (Auto Maqedoni – Vodno e Mesme) dhe 25B (Tregu i luleve – Vodno e Mesme) gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) dhe festë shtetërore.

Parashihet edhe parkim falas në garazhin në kate “Falanga e Maqedonisë” dhe parkingu “Shtëpia e shtypit” për qytetarët të cilët kanë për qëllim ta vizitojnë park-pyllin Vodno, duke lëvizur në këmbë ose duke e shfrytëzuar transportin e autobusit nr.25 dhe linjat provë nr.25A dhe 25B.

Kjo është paraparë në Vendimin për konfirmimin e masave afatshkurta për uljen e ndotjes së ajrit në rajonin e Shkupit që e solli Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e tij të dytë që u mbajt më datën 20 të këtij muaji.

Me vendimin parashihet që në kushte të tejkalimit të pragjeve të alarmimit të substancave ndotëse në ajrin ambiental të rajonit të Shkupit, transporti i të gjitha linjave në transportin publik urban dhe ndërurban të kryhet falas. Kryetari i Shkupit Petre Shilegov me vendim do ta konfirmojë kohëzgjatjen, gjegjësisht fillimin dhe përfundimin e transportit falas.

Mjetet për zbatimin e kësaj mase të NTP “Shkup” dhe NP “parkingu i qytetit” do të kompensohen nga buxheti i Qytetit të Shkupit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori