Prej disa muajve banorët e disa lokaliteteve të Shtimes përballen me mungesë e reduktime të energjisë elektrike

Banorë të fshatrave Belinc , Carraleve, Ranc dhe Pjetershticë të Komunës së Shtimes, prej disa muajve po ankohen për mungesë dhe reduktime të energjisë elektrike.
Banorët kanë deklaruar se janë ankuar disa herë në zyret e KEDS-it por deri më tahs nuk kanë marrë përgjigje lidhur me reduktimet e vazhdueshme.
Edhe në të kaluarën këto lokalitete janë përballur me të njëjtat telashe, ndërkohë janë bërë disa investime por gjendja nuk është përmirësuar.
Safet Brahimi, banor nga Belinci i Shtimes, ka thënë se gjatë muajve të fundit gjendja është rënduar me mungesë të energjisë elektrike.
“Muajt e fundit jemi duke pasur reduktime te ashpra me energji elekrtike , ne jemi ankuar edhe në zyre të KEDS-it, njëkohësisht kemi nënshkruar edhe peticione për përforcim të energjisë elektrike sepse rryma është shumë e dobët, mirëpo gjendja vazhdon të jetë çdo ditë e njëjtë dhe me reduktime”, ka deklaruar Brahimi.
Po ashtu edhe banori tjetër i kësaj zone Sahit Emini thotë se gjendja e dobët me energji elektrike po ua vështirëson jetesën.
“Jemi taksapagues të rregullt të energjisë, pse mos të kemi furnizim pa ndërpre. Kërkojmë që sa më shpejtë të rregullohet kjo çështje sepse shkaku i mungesës së energjisë elektrike po vështirësohet jetesa jonë”, është ankuar Emini.
Edhe banori tjetër, Besim Shasha ka thënë se të gjithë e kanë nënshkruar peticionin me dhjetëra nënshkrime por prapë pa sukses.
“I kemi dorëzuar të gjitha ankesat te organet kompetente për problemin e energjisë elektrike por prapë se prapë gjendjen e kemi të rëndë. Sa herë që vjen rryma, ajo është e dobët dhe nuk mundem ta shfrytëzojmë për të gjitha pajisjet që i kemi. Ndërkohë reduktimet e ashpra kohëve të fundit me orë të tëra, është bërë e tepërt dhe e pa pranueshme”, ka thënë Shasha.
Në anën tjetër telegrafi është në pritje të një përgjigjeje nga KEDS-i, lidhur me këtë çështje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës