LAJMI I FUNDIT:

Prapashtica: Na pret ndeshje e vështirë, por duam fitore ndaj Gjilanit

Prapashtica: Na pret ndeshje e vështirë, por duam fitore ndaj Gjilanit

Prishtina do të përballet me Gjilanin në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë.

Kryeqytetasit në këtë takim vijnë pas barazimit 2-2 me Trepçën ’89, derisa Gjilani pas fitores 1-0 ndaj Dukagjinit të Klinës.

Sfida mes Prishtinës dhe Gjilanit zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet me fillim nga ora 18:00 të shtunën.


Mesfushori Albin Prapashtica beson dhe shpreson se “bardhekaltërit” kësaj radhe do të korrin fitore, teksa flet para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.

Përballje e vështirë – Ndeshja kundër Gjilanit do të jetë mjaft e vështirë, mirëpo ne do t’i qasemi lojës me seriozitet maksimal duke e ditur rëndësinë e ndeshjes pasi që nuk duhet që ta humbim hapin për kreun e tabelës. Kundërshtari e ka një ekip solid, mirëpo edhe në këtë takim do të futemi vetëm për fitore.

Prishtina funksionon e bashkuar – Prishtina funksionin si grup dhe jemi të bashkuar në çdo sfidë dhe kjo është një ndër gjërat kryesore që e bënë ekipin e fuqishëm. Atmosfera para ndeshjes është shumë e mirë.

Motivimi nga ‘Plisat’ – Prezenca e tifozëve “Plisa” në stadium na jep motiv shtesë. Ne i cilësojmë si “lojtarin” e 12-të në fushë. Me përkrahjen e tyre, fitorja do të arrihet më lehtë” tha Prapshtica për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori