Sezoni i kaluar nuk ishte për t’u mbajtur mend nga mbrojtësi i Barcelonës, i cili dështoi të fitonte trofe me klubin dhe u eliminua turpërisht me kombëtaren nga Kampionati Botëror.

Forma e spanjollit ka qenë temë debati për një kohë dhe ai tashmë e pranon edhe vet se ka rënë nga niveli i dikurshëm.


“Tash për tash nuk jam as në top-treshen e mbrojtësve botërorë. Nuk mund të jem për shkak të sezonit që kam pasur me Barcën dhe Kampionatit Botëror me ekipin kombëtar”.

“E di se për të luajtur te Barca duhet të jem në mes të tre më të mirëve në botë. Po ashtu, e di se mund ta rikthej formën dhe do ta bëj”.

“Mirëpo, nëse nuk i arrij nivelet më të larta, unë do të jem i pari që do ta çoj dorën dhe do të them se nuk mundem”.

“Jam i bindur se Luis Enrique do të më ndihmojë dhe unë do ta kthej përsëri nivelin tim”, është shprehur Pique. /Telegrafi/

telegrafi sport app