Prishtinë- Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Sinisha Jeviq dhe Ivan Sekuliq, pranuan fajësinë se tentuan të marrin pjesë në turmën e mbledhur më 30 maj 2023 në Leposaviq dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme të huliganizmit.
Pranimin e fajësisë, dy të akuzuarit e bënë pasi iu lexua aktakuza nga prokurorja speciale Fikrije Fejzullahu.
“Sinqerisht, pendohem që kam rrezikuar jo vetëm veten por dhe të ardhmen time dhe të familjes sime, në të ardhmen do t’i shoh punët e mia dhe familjen time. Nuk do të përsëris veprime të tilla”, tha i akuzuari Jeviq.
Gjithashtu, edhe i akuzuari Sekuliq tha se e ndjen veten fajtor dhe se është penduar.
“Pendohem dhe më vjen keq që e kam sjellë gjykatën dhe familjen time në këtë situatë”, tha ai.
Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarve në rast, nuk u kundërshtua as nga prokurorja speciale Fejzullahu,
Prokurorja Fejzullahu tha se pasi që të akuzuarit janë konsultuar me mbrojtësit e tyre, Prokuroria konsideron se pranimi i fajësisë lidhet me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale dhe është të përputhje me provat materiale, në të cilat është mbështetur aktakuza, andaj kërkon nga gjykata që ta pranojë pranimin e fajësisë.
Pasi që gjykatësi Vesel Ismajli konstatoi se gjykata e aprovon pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarave, seanca ka vazhduar me fjalën përfundimtare.
Mbrojtësi i të akuzuarit Jeviq, avokati Millosh Deloviq në fjalën përfundimtare ka kërkuar nga gjykata që të ketë parasysh pendimin e të akuzuarit dhe se i njëjti nuk i ka kuptuar pasojat e veprimeve të veta.
Ai kërkoi që pasi i akuzuari nuk ka qenë i dënuar më parë dhe është prind i tre fëmijëve, gjykata t’i shqiptojë një dënim më të lehtë pasi që një dënim më i lartë me burg do të kishte ndikim kontraproduktiv.
Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Sekuliq, avokati Lubomir Pantoviq kërkoi nga gjykata që pasi që nga veprimet e të akuzuarit nuk ka qenë askush i rrezikuar dhe nga armët i është gjetur vetëm piper sprej, të shqiptohet ndaj tij një dënim me burg prej 6 muajsh, i cili dënim të mund të zëvendësohet edhe me gjobë.
Në këto rrethana seanca për këtë rast ka përfunduar, kurse shpallja e aktgjykimit u caktua më 3 gusht 2023.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 24 korrik 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Sinisha Jeviq dhe Ivan Sekuliq, pasi që të njëjtët kanë tentuar të marrin pjesë në turmën e mbledhur dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme të huliganizmit më 30 maj 2023, në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, Komuna e Leposaviqit, që kishin kaluar kufirin dhe në bashkëkryerje kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore, duke u pajisur me thika, çekanë, flamuj të Serbisë, sprej e sende të destinuara për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.
Sipas aktakuzës, të njëjtit duke qenë në kontakt me pjesëmarrës të tjerë të turmës në Leposaviq, janë pajtuar që t’i bashkëngjiten turmës së dhunshme të protestuesve serbë të 29 majit 2023, me ç‘rast protestuesit i kishin ushtruar dhunë të pakontrolluar me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri, ku ishin lënduar 30 pjesëtare të KFOR-it, Policisë së Kosovës si dhe ishin dëmtuar veturat e gazetarëve.
Aktakuza thotë se të akuzuarit ishin ndalur nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe kështu ishte pamundësuar pjesëmarrja e tyre në turmën e lartpërmendur
Andaj, më këtë të akuzuarit në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen dhe vepër penale të huliganizmit” nga neni 404, paragrafi 1 dhe 3 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Sekuliq në kohë dhe vend të përshkruar si më sipër, pasi ishin ndalur nga pjesëtarë të policisë gjatë kontrollimit në veturë i shin gjetur dhe sekuestruar katër sprej dhe piper sprej, për të cilat nuk kishte autorizim që t’i mbajë.
Më këtë, i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton BetimiperDrejtesi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit