LAJMI I FUNDIT:

Prania e gjarpërit helmues në Parkun e Gërmisë, AMMK: Asgjë shqetësuese, pjesë e biodiversitetit

Prania e gjarpërit helmues në Parkun e Gërmisë, AMMK: Asgjë shqetësuese, pjesë e biodiversitetit
Foto: Ilustrim

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka reaguar pas raportimeve se gjarpri helmues Vipera Ammodytes është parë në hapësirat gjelbëruese në Parkun e Gërmisë, duke thënë se prania e gjarpërinjve aty nuk është shqetësim por pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.

Në një komunikatë për media AMMK thotë se gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktivin vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohen.


“Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat që mund të vijnë më pas”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Spitalor thotë se ka furnizim të qëndrueshëm me serum kundër kafshimit nga gjarpëri
Lexo po ashtu Shërbimi Spitalor thotë se ka furnizim të qëndrueshëm me serum kundër kafshimit nga gjarpëri

Sipas AMMK-së, prania e gjarpërinjve nuk duhet të paraqet asnjë shqetësim për vizitorët eventual të Parkut Gërmia.

“Gjithsesi secili duhet pasur kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos kemi ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes”, thotë AMMK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori