LAJMI I FUNDIT:

Pozita e Fonsecas në rrezik – tri alternativat kryesore të Milanit për stolin

Pozita e Fonsecas në rrezik – tri alternativat kryesore të Milanit për stolin

Raportimet e ditës së martë sugjerojnë se ish-përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, mund të jetë njëri ndër opsionet për ta zëvendësuar trajnerin e Milanit, Paulo Fonseca, në rast se klubi vendos të ndajë rrugët me këtë të fundit në të ardhmen. 

Sipas një raportimi nga Calciomercato, Mancini dhe Maurizio Sarri janë dy kandidatët më të mundshëm për të ardhur në ‘San Siro’ në rast se Fonseca largohet më vonë gjatë sezonit. 

Massimiliano Allegri po ashtu është sugjeruar, por sipas raportimit ai është një opsion më pak i mundshëm. 


Mancini është bërë emri i fundit që është bërë pjesë e listës. Ai ka qenë në dispozicion që prej se u largua nga pozita e përzgjedhësit të Arabisë Saudite në tetor. 

"Ai dëshiron të qëndrojë dhe të nënshkruajë marrëveshje të re me Milanin" - flet agjenti i Theo Hernandez
Lexo po ashtu "Ai dëshiron të qëndrojë dhe të nënshkruajë marrëveshje të re me Milanin" - flet agjenti i Theo Hernandez

Mancini gjithashtu është lidhur edhe me një kalim të mundshëm tek Roma për ta zëvendësuar Claudio Ranierin sapo ky i fundit të kaloj në rolin e drejtorit në fund të sezonit 2024/2025. 

Milani në ndërkohë, është në një pozicion të pasigurt në tabelën e klasifikimit në Serie A, pasi ata tashmë janë 14 pikë larg liderit dhe tetë pikë larg top katërshes. 

Pozita e Fonsecas është në rrezik por jo të menjëhershëm sipas këtyre raportimeve, megjithatë situata mund të ndryshojë nëse Milani nuk arrin të marrë rezultat pozitiv ndaj Hellas Veronas të premten./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori