LAJMI I FUNDIT:

Pozita dhe opozita me qëndrime të kundërta rreth përmbajtjes së plaftormës për dialogun

Pozita dhe opozita me qëndrime të kundërta rreth përmbajtjes së plaftormës për dialogun

Në Komisionin Për Punë të Jashtme të premten është diskutuar për plaftormën e re të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, të hartuar nga Qeveria e Kosovës.

Plaftoma e re e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, nga ana e deputetëve të pozitës po cilësohet si një mundësi e re për të arritur koncesus politik për tema të rëndësishme nacionale, derisa opozita thotë se teksti i kësaj platforme është shumë e zbehtë.

Time Kadriaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se kemi të bëjmë më një situatë të ndjeshme politike, dhe se sipas saj, kjo platformë synon që bisedimet të jenë transparente dhe të jetë e përbashkët nga të gjithë aktorët politik.

Sipas saj, pritet dhe parashihet që dialogu ta ketë kontributin e të gjithëve në këtë proces.

“Në kemi të drejtë më plotësu dhe ndryshu këtë propozim. T’i japim sugjerimet tona”, ka shtuar Kadriaj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica ka theksuar se forma e re e dialogut është një nga çështjet me të rëndësishme për vendin aktualisht.

Sipas tij, bisedimet kanë pasur anën pozitive të tyre, por në disa raste janë vërejtur edhe mangësi.

“Nëse bisedimet kanë filluar me një grup të unitetit. Mendoj që ideja më e mirë ashtu të përmbyllen. Me kushtetutë presidenti i vendit përfaqëson unitetin e shtetit, dhe mendoj se është ide e mirë që te jetë në krye të ekipit me i përmbyll këto bisedime”, ka shtuar Reçica.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doruntina Maloku ka thënë se është turp që të prezentohet një dokument i tillë pa përmbajtje si platformë e dialogut me Serbinë.

Sipas saj, LDK e ka potencuar që ky dokument ka shumë mangësi, sepse nuk trajton asnjë nga temat që kanë rëndësi esenciale për popullin e Kosovës.

“Po flas për temat si kërkimfalja, kompensimi i dëmeve, ndriçimi i fatit të pagjeturve. Ne në seancë do të sjellim amendamentet tona që të jenë më përmbajtjesore ky dokument”, ka shtuar Maloku.

Visar Ymeri, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur ka thënë se duhet të ravijëzohen fushat e diskutimit në vazhdimin e dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, duhet të ketë edhe një rend të gjërave, duke u nisur nga ajo se si ka shkuar deri më tani dialogu dhe se si do të jetë ai në të ardhmen.

“Pozicioni ynë shtetëror është degraduar vazhdimisht në dialogun me Serbinë. Andaj duhet ta bëjmë një rend të gjërave, në mënyrë që ta dimë se a po vazhdojmë më të njëjtën logjikë dhe pastaj ta nxjerrim një platform shtetërore”, ka shtuar Ymeri.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës para disa ditësh ka dërguar në Kuvendin e Kosovës platformën e re për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila pritet të diskutohet në legjislativin e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori